Fjalori "perlë" në Kuvend: Qen i 
madh, këlysh...kone, plak rrugaç

Fjalori "perlë" në Kuvend: Qen i <br />madh, këlysh...kone, plak rrugaç
Thuajse çdo e enjte e Kuvendit rezervon situata të pakëndshme, përplasje, fyerje e sharje nga më të ndryshmet.
 
Por seanca e sotme ka shkuar shumë larg, duke tejkaluar çdo kod të etikës parlamentare.
 
Akuzat të shoqëruara nga momente tensioni mes palëve çuan në degjenerimin e fjalorit ku protagonistë u bënë deputetët Erion Braçe i mazhorancës si dhe Sali Berisha, Edi Paloka e Arben Ristani të opozitës.   
 
Socialisti ishte duke iu përgjigjur akuzave të Berishës për korrupsion, duke e bërë atë përgjegjës për grabitjen e pasurive publike në 8 vitet e qeverisjes së demokratëve, kur nga salla ish kryeministri e quan atë "këlysh kone". Nga foltorja, Braçe i përgjigjet me "o qen i madh" dhe "mos leh si qen".

Por sërish zërat nga salla nuk do të mungonin dhe këtë herë ishte Arben Ristani që i drejtohet Erion Braçes "pusho o këlysh kone". Por edhe ai do t'i përgjigjej me të njëjtën monedhë: "Pusho ti buçe..., o buçe", iu drejtua Braçe.
 
Në morinë e fyerjeve dhe fjalorit banal, do të ndërhynte sërish ish kreu demokrat, Sali Berisha i cili e quan Erion Braçen "këlysh qeni" dhe "qen i vogël".

"Këlysh qeni. Je këlysh qeni i vogël. Trego sa para ke në offshore ti dhe ai tjetri", iu drejtua Berisha.

Përpara se situata të agravonte në përplasje fizike mes Erion Braçes dhe Edi Palokës, ligjvënësi socialist e quajti Berishën "plak matuf".

"Pusho ti plak matuf, plak rrugaç", tha ai.

Ndërsa pas këtij momenti, numri dy i PD, Edi Paloka, shkon te foltorja e Kuvendit për ta qëlluar deputetin e PS, Erion Braçe, ndaj të cilit ngre edhe dorën.
 
Ishte përdorimi i këtij fjalori "perlë" që solli edhe ndërprerjen para kohe të seancës së Kuvendit. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!