Një neglizhencë e një fëmije ka alarmuar prindërit e tij të cilët e pandehën atë të zhdukur dhe kërkuan ndihmën e policisë dhe të medias për ta gjetur. Është dashur publikimi i lajmit dhe fotos në Report Tv, në mënyrë që 9-vjeçari Brajan Plaku të gjendej.
Sipas policisë së Durrësit, i mituri i cili pasi kishte dalë nga shkolla, kishte ikur për të luajtur me një shok dhe më pas kishte shkuar në shtëpinë e tij për të fjetur, por pa lajmëruar prindërit.
Ka qenë e ëma e shokut të 9 vjeçarit, ajo që ka telefonuar sot policinë, vetëm pasi ka parë në televizion lajmin për zhdukjen e 9-vjeçarit. Ky i fundit kishte qene duke luajtur me shokun e tij ne nje qender interneti dhe me pas kane shkuar ne shtepine e shokut.
Nëna e shokut e kishte pyetur nese kishte marre leje tek prindërit dhe djali i ishte përgjigjur me po, pa marrë parasysh ankthin që do të shkaktonte tek prindërit e tij.
Por kur e ëma e shokut ka parë lajmin për zhdukjen e 9-vjeçarit në media, ka njoftuar menjëherë policinë e Durrësit duke treguar se ai ndodhej në shtëpinë e saj.
Largimi i fëmijës nga banesa dhe fakti se ai nuk ka njoftuar prindërit për qëndrimin e tij në shtëpinë e shokut, detyroi të atin që të denonconte mbrëmë vonë rreth orës 01.00 të natës, zhdukjen e djalit, duke vënë po ashtu në dispozicion të medias një foto të tij dhe një numër telefoni.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com