Moderatorja Fjoralba Ponari është e revoltuar nga sjellja e banorëve të "Big Brother Vip 2". Një klip i transmetuar mbrëmë gjatë Prime-it të “Big Brother Vip Albania”, solli shumë diskutime jo vetëm në shtëpi por edhe jashtë saj, nga publiku. Pamjet tregonin banorët duke përdorur një fjalor jo të hijshëm për njëri-tjetrin, bullizëm dhe imitime tallëse. Në lidhje me këtë banorët diskutuan gjatë spektaklit, disa duke kërkuar falje e duke përdorur shpesh fjalën “artist”. Pas këtij diskutimi një reagim ka ardhur edhe nga moderatorja Fjoralba Ponari.
Në një Instastory, Fjoralba shkruan:
“A mundet dikush t’i informojë banorët mbi diferencën e termave VIP dhe Artist? Ju lutem. Por pasi t’i kenë shpjeguar homofobinë, shëndetin mendor, bullizmin dhe minimalisht moscënimin e të drejtave bazike njerëzore!”, ka shkrar ajo.
Në një komunikim zyrtar nga “Big Brother”, Arbana zbuloi se të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother janë në nominim këtë javë, pasi “Big Brother” vendosi t’i ndëshkojë për gjuhën fyese, të papërshtatshme , dhe mos respektimin e vazhdueshëm të rregullave.
Fjoralba hapi shalët fort ti e lëri të tjerat se per gjeta tjera nuk di ti vesh shalhapjes.
Përgjigju