Flaka Krelani : Si u njoha me Rita Orën?!

Flaka Krelani : Si u njoha me Rita Orën?!
Ajo e ka krijuar tashmë identitetin e saj në skenë, si një këngëtare e muzikës rrok dhe për këtë ndihet shumë krenare. Këngëtarja nga Kosova, Flaka Krelani, një nga artistet më energjike të skenës shqiptare, rrëfen për suplementin THASH&THEM, sesi e gjithë bota e saj rrotullohet rreth muzikës rrok. Ndonëse u identifikua për herë të parë në Shqipëri përmes spektaklit “Ethet e së premtes mbrëma”, Flaka është një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ka qenë e pranishme në shumë evente të muzikës shqiptare, ku shpesh është nderuar me trofe, siç është çmimi “Best Alternative” në Top Fest 4, me këngën “Një botë tjetër”. Por në këtë intervistë, bukuroshja nga Kosova flet edhe për njohjen e saj, me këngëtaren Rita Ora, e cila është aktualisht një nga emrat e njohur të show bizit botëror.

Flaka keni vendosur që këtë vit mos të merrni pjesë në asnjë festival, pse kjo zgjedhje?

Kjo zgjedhje e imja është jo për ndonjë arsye të caktuar! Thjesht, mendova të pushoj sa i përket pjesëmarrjeve të mia, në festivale të ndryshme si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Gjithmonë kam kaluar shumë mirë, kudo që kam marr pjesë. Jam ndier shumë e çmuar dhe e vlerësuar, kështu që me këtë kënaqësi të madhe, që më dhanë gjithë këto herë, doja ta lija me kaq. (qesh)

Nuk do t’iu shohim në skenë, por besoj se po punoni për ndonjë projektin tuaj muzikor?

Nuk kam ndonjë projekt afatshkurtër, sepse universiteti ku studioj nuk të lë edhe aq kohë të shpresosh, që do arrish të përfundosh atë se çfarë ke filluar, sepse do shumë përkushtim, e atë përkushtim që e kam filluar që 3 vite në Universitet, dua të çoj deri në fund. Që më pas të kem mundësi të realizoj çdo gjë që unë mendoj në muzikë.

Do të kemi një video të re nga Flaka këtë verë?

E kam menduar, mirëpo sesa do jetë e realizuar, nuk mund të jap akoma përgjigje.

Këngët tuaja i përkasin rrymës rrok, por a keni menduar të ndryshoni rrymë?

E kam menduar disa herë, pse jo! Jam këngëtare dhe më përket çfarëdolloj rryme muzikore.

Çfarë ka të veçantë rroku sipas jush?

E veçanta e rrokut është se, aty rrotullohet gjithë bota ime.

Kemi venë re që në këngë, jeni shumë e egër si është Flaka, në jetën e përditshme?

(Qesh) E egër??? Okay, ndoshta nga performancat e mia, që kengët e kërkojnë atë egërsi. Në jetën e përditshme jam shumë më e butë. Normalisht që edhe unë kam fazat e mia të egërsisë dhe të temperamentit, gjë që gjithsecili i ka në momente të caktuara. Jam shumë “funny”, gjithmonë në shoqëri, në familje e kudoqoftë. Jam e para ajo që fillon namin me humor.

E meqë jemi tek përditshmëria, si është një ditë e juaja e zakonshme?

Një ditë e imja e zakonshme nis me ligjëratat e fakultetit, pastaj një kafe me miqtë dhe mikeshat, ose me familjen time. Gjej kohën për të studiuar, dhe në kohën e lirë, patjetër e kaloj dule dëgjuar muzikë të mirë.

Keni ndonjë idhull që ju frymëzon në karrierën tuaj?

Kam shumë, ndër to është Jannise Joplin, Lauryn Hill, Meshell Ndegeocello, Joan Armatrong, Massive Attack. Ndërsa nga grupet preferojë, Prodigy, Rage Against the Machine, etj.

Flakë, kemi parë të qarkullojë një fotografi e juaja me këngëtaren e suksesshme Rita Ora, njiheni me Ritën?

Po, me Ritën jemi njohur, mirëpo nuk jam e sigurt nëqoftëse me mban mend akoma.

Ku e keni bërë atë fotografi?

Ajo fotogarfi është bërë para dy viteve, ku unë kam qenë e ftuar për të kënduar në lokalin “Queens Arms”, në Londër, i cili është lokal i babait të Ritës. Aty e kam takuar Ritën, kemi kënduar sëbashku. Aty i kemi realizuar edhe fotografitë. Fotot janë berë nga miku im më i mirë, Asdreni, i cili po ashtu jeton në Londër dhe më ka berë ftesën të këndoj atje. Ka qenë një kënaqësi e veçantë, të performosh me një këngëtare jashtëzakonisht të arritshme si Rita Ora. Një zë i përkryer, një vajzë shumë modeste dhe e thjeshtë, pra mund të them e kompletuar.

Çfarë mbani mend nga ai moment?

Mbaj mend shumë gjëra të bukura , të cilat nuk do t’i harroj kurrë. Më kujtohen momentet kur kemi kënduar sëbashku me Ritën, duete të famshme botërore. Kemi qeshur shumë, sepse ishte hera e parë që performuam bashkë dhe vetëm improvizonim. Ishte shumë bukur. Kemi biseduar gjithashtu edhe për gjëra të ndryshme, ajo më tregoi, që ishte futur në kompaninë “Rock Nation”, me të cilën do fillonte ti realizonte të gjitha projektet e veta, dhe kjo gjë i’u realizua më të vërtet. (qesh)

Sa e vlerësoni si këngëtare?

E vlerësojë jashtëzakonisht shumë. Ajo realizoi ëndrrën e gjithë shqiptarëve kudo që janë. Ka një potencë zëri të jashtëzakonshëm, është një këngëtare e kompletuar dhe mbi të gjitha shumë e thjeshtë dhe modeste. GO RITA!!!

Ju vet keni provuar të shkoni, përtej kufinjve shqiptar?

Është shumë e vështirë të depërtosh jashtë kufinjve, të paktën duhet të jesh me nënshtetësi diku tjetër, si përshembull në Londër, U.S.A apo kudoqoftë. Të kesh përparësi më shumë dhe të jesh më afër shansit për t’u berë yll. Nuk e di, ndoshta mund të arrijmë edhe nga këtu ku jemi, mirëpo nuk po e shoh të realizueshme, sepse deri tani kishim me qenë të gjithë “Yje Botërore”, jo vetëm “Yje”, që i përkasin një qielli të kufizuar.

Flaka, ku ndiheni më e sigurt në Kosovë apo në Shqipëri?

Nuk mund ti ndaj asnjerën prej tyre. Jemi 1 tashmë!

Pak kohë më parë ishit e ftuar, në X-Factor Albania, ku u vlerësuat shumë për performancën tuaj, si u ndjetë?

Jam ndjerë shumë shumë e emocionuar, pas gjithë atyre duartrokitjeve, pas gjithë atyre komenteve pozitive, saqë në një moment mendova që jam në ëndërr. Jam ndjerë e lumturuar, që arrita ta bind publikun se un di të bëj edhe më shumë se cfarë kam dhëne deri tani. Më vjen mirë që e kanë pëlqyer performancën, që e kanë komentuar pozitivisht dhe pa ndonjë kritikë të madhe.

Sa kujdeseni për lukun tuaj?

Është pjesa më e rëndësishme që një artiste duhet ta ketë parasysh. Është respekt për njerëzit, të cilët i ndajnë 3 minuta dhe të shohin në ekran. Personalisht kujdesem shumë sepse e kam edhe në gjak, kam dëshirë që të merrem me fashion, me make-up ( të cilën çdo herë e realizojë vet ), dhe ndjehem shumë fresh. Thjesht e dua!

Cila është ëndrra juaj në muzikë?

Më ka mbetur një dhe e vetmja: Të arrij të jem në top listat botërore!

Po përsa i përket jetës suaj private, si është ajo? Ndihet Flaka e plotësuar ashtusikurse në art?
Ndihem mjaftueshëm! Mjafton që të kem sukses aty ku gjithmonë kam ëndërruar dhe më pas ndihem e realizuar. Të gjitha gjërat e tjera do vijnë me kohë.

Si janë raportet tuaja me fansat?

Raportet e mia me fansat janë shumë të mira. Komunikojë shpesh me ta përmes Facebook-ut, njësoj si ti kem miq prej kohësh. Siç e kemi ne një shprehje në Kosovë, ata “ Ma ndreqin ditën “. Pa ta s’jam askushi….

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf