Flakë 'ferri' në Siçili dhe Catania! Autoritetet: Dëme të pallogaritshme, presim përkeqësim! Të vendoset 'burg i përjetshëm' për zjarrvënësit

Me flakë ferri i krahasojnë mediat italiane zjarret që prej 24 orësh po djegin Siçilinë dhe Katanian. Të favorizuara nga temperatura rekord, flakët po terrorizojnë banorët dhe po shkatërrojnë gjithçka që u del para.

Këto pamje tregojnë sesa të pafuqishme janë autoritetet përballë përmasave të mëdha që ka marrë zjarri në Siçili.  Nga Palermo në Catania, fluturimet janë pezulluar për të lejuar ndërhyrjen e helikopterëve të zjarrfikësve. Dëmi, sipas mediave italiane, është i pallogaritshëm, ndërsa presidenti rajonal Nello Musumeci bën thirrje për burgim të përjetshëm për zjarrvënësit.

Në Catania, një zjarr i madh përfshiu periferinë e qytetit. Në përpjekje për tyë mbrojtur shtëpitë e tyre, disa banorë u përballën me flakë të mëdha. Ka pasur edhe momente tensionesh mes qytetarëve dhe ekipeve të shpëtimit, të cilët bënë thirrje për evakuim. Zjarrfikësit janë angazhuar në fronte të ndryshmem ndërsa në ndihmë të tyre po mbërrijnë përforcime nga komandat e tjera siciliane.

15 zjarre të tjerë në zonën e Catania raportohen në zonën midis Paternò, Ragalna dhe Biancavilla, dhe 14 në Calatino.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël