Megjithëse hetimet vijojnë dhe banorët janë ende jashtë shtëpive, zjarrin në pallatin 10-katësh në Tiranë, dyshohet ta ketë shkaktuar instalimi jashtë standardeve i një kondicioneri në apartamentin e katit të 9.

Zjarri është përhapur me shpejtësi prej një materiali të djegshëm që është përdorur nga ndërtuesi në fasadën e pallatit, e cila siç ekspertët thanë në Report Tv, ka përzierje me nënprodukte të naftës, që kanë favorizuar flakët.

Dy netë i kaluan pranë të afërmeve apo në hotele. Banorëve të pallatit 10-katësh që u përfshi nga flakët në zonën e ish-Nshrak-ut në Tiranë mesditën e 14 shtatorit, u mungon një përgjigje se kur do të futen në shtëpitë e tyre. Frikë kanë se nuk do të marrin dëmshpërblim për 4 apartamentet që zjarri shkrumboi dhe 12 të tjerë që pësuan dëmtime. Këtë të shtunë i gjejmë të mbledhur bashkë duke vënë firmat për t’i dërguar pranë institucioneve përkatëse për të marrë një përgjigje se çfarë do të ndodhë me fatin e tyre.

“Po firmosim dokumentacione, do ia çojmë institucioneve.”- tha një banore.

Garancinë se shteti nuk do i lë na baltë, ua dha kryetari i këshillit të qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi gjatë një interviste në Report Tv.

“Veliaj premtoi se do bëhen vlerësimet e duhura të dëmit dhe do marre përsipër atë që i takon...do ketë dhe një vlerësim të objekteve brenda pallatit. Ka pasur raste si ato tërmetit që ne kemi mbajtur barrën e orendive. Nëse do kërkohet ndihma jo në do japim kontributin tonë. Presim përfundimet e sakta ligjore, për ta çuar edhe tek përgjegjësi”- tha Dalipi. 

Pallati është ende i rrethuar me shirit sigurie dhe 2 policë qëndrojnë në hyrje me turne për të mos lejuar banorët të marrin as sendet personale pasi pjesë metalike të fasadës së jashtme apo xhama të thyer mund të bien. 

Thuhet që shkak është një sistemi i kondicioniomit, që nuk është në përputhje me standardin. Do ta ndjekim këtë rast, dhe

Ekspertiza paraprake e pa shkakun e zjarrit tek një kondicioner në katin e nëntë të pallatit 10- katësh, në një apartament me verandë të madhe, në pronësi të një mjeku kardiolog.  zjarri i madh lart ne fillim.

 “Thuhet që shkak është një sistemi i kondicioniomit, që nuk është në përputhje me standardin”.- tha Dalipi.

Report Tv arriti të sigurojë foton e kondicionerit, i cili ndodhet në verandë, pikërisht aty ku pamjet e para treguan se shpërtheu zjarri. 

Përhapja me shpejtësi e flakëve nga kati i parafundit në gjithë gjatësinë e pallatit, kryesisht në fasadën që mbulon pjesën e shkallëve, dyshohet të jetë bërë nga materiali prej shkume shumë të djegshme.

Kreu i sindikatës së zjarrfikësve, Bledar Bajrami, nga studio e Report Tv, tregoi se cfarë përbërje mund të ketë materiali i përdorur në fasadën e pallatit, përgjigjja përfundimtare e të cilit do dalë pas rezultatit të analizave.

‘Vjen erë nënprodukte nafte' deklaroi Bajrami.

Pallati 10-katësh i përfunduar në vitin 2021 nga biznesmeni vlonjat Tanush Mhillaj, kishte një sistem jo funksional për mbrojtjen ndaj zjarrit, pasi nuk kishte rrjet të pavarur për furnizimin me energji elektrike. Kjo do të kishte lehtësuar punën e forcave zjarrfikëse për tu furnizuar të paktën me ujë.

 

Kondicioneri