Zjarr i madh në zonën e Pashalimanit, helikopteri i FA ndërhyn për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha raportohet të ketë rënë mesditën e sotme në Karaburun të Vlorës, në zonën e Pashalimanit.

Flakët e zjarrit janë ndihmuar edhe nga era, ndërsa për shuarjen e tyre është angazhuar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, pasi ndërhyrja nga toka ka qenë e vështirë.

"Nis operacioni nga ajri për shuarjen e vatrës masive të zjarrit në zonën e Pashalimanit. Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është përfshirë në operacion. Sipas raportimeve të deritanishme zjarrin nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas raportimeve të gazetarit të Report Tv, Armand Xhelili deri tani janë djegur rreth 4 ha me pyje.

1593541021_page.jpg

Operacioni i FA për shuarjen e flakëve

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liri: 30/06/2020 23:35

    Po nuk u gdhenden keta coban.per pes dhi te zgjebosura djegen hektar me pyje. Nuk ka shtet.

    Përgjigju
  • Prela: 30/06/2020 19:41

    I qellimshem..,nga Delinquentet !Han pa Zot!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë