Situata në pallatin 5-katësh në Elbasan është përmirësuar, pasi zjarri është shuar plotësisht, ndërsa pamjet e mbërritura nga Report Tv pas ndërhyrjes së zjarrfikësve tregojnë përmasat e shkatërrimit.

Siç shihet në pamje, disa kate të ndërtesës janë shembur dhe kanë përfunduar mbi katet e tjera, ndërsa apartamenti ku dyshohet se nisi shpërthimi është dëmtuar rëndë, me mure të rrënuara.

Në pjesën e poshtme, një masë e madhe tullash betoni dhe mbetjesh ndërtimi ka mbuluar hapësirën përpara pallatit.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Elbasan! Shpërthim i fuqishëm në pallat, shemben dy kate! Humb jetën një e moshuar, nuk gjendet një burrë, 10 banorë në spital (EMRAT + VIDEO)