/ATSH-AFP/ - Greqia synon të rishikojë marrëveshjen e privatizimit të 14 aeroporteve të vendit të nënshkruara me gjermanin "Fraport"që arrinin shumën e 1,2 miliardë eurove, njoftoi sot qeveria, që shtoi se marrëveshja do të jetë e ngrirë.
"Kontrata nuk është ratifikuar ende dhe ne kemi kërkuar që ajo të jetë e ngrirë gjatë kohës së rishqyrtimit të përmbajtjes së saj", theksoi ministri i Shtetit, Alekos Flambouraris për televizionin "Mega TV".
Sipas tij, marrëveshja e nënshkruar me operatorin aeroportual gjerman "Fraport", një prej privatizimeve më të rëndësishme në vend, mund të rishqyrtohet me qëllim për t'u siguruar se i shërben më mirë interesave të përgjithshëm.
Aeroportet përkatëse, dhënë me koncesion në vitin 2014 për të mundësuar përmirësimin e rezervave të pararave të Athinës, përfshirë këtu të Selanikut, qyteti i dytë në vend si dhe ato të vendeve turistike të tilla si Korfuzi, Rodhosi, Mikonos dhe San Torini.

LAJMET MË TË VLERËSUARA