Një tufë flamingosh rozë ka dhuruar një spektakël të veçantë në Lagunën e Nartës. Shpendët u panë duke fluturuar mbi lagunë dhe krijuar pamje të rralla në një nga zonat më të rëndësishme natyrore të vendit.

Pamjet. pjesë e një video të realizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Ministria e Mjedisit, janë shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga kryeministri Edi Rama

Materiali informues synon të sjellë vëmendje te rëndësia e informimit dhe eksplorimit të këtyre habitateve natyrore.

Laguna e Nartës, një ndër më të mëdhatë në vendin tonë ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Vlorës, me një sipërfaqe rreth 42 km 2. Thellësia e saj më pak se 1 . 5 metër, e bënë këtë lagunë të preferuar për flamingot. Ajo ndahet nga deti Adriatik nga një rrip i ngushtë toke ranore, që përbëhet nga duna rëre dhe  plazhe të vegjël pa bimësi të dendur. Veç ishullit të vogël ku ndodhet Manastiri i Shën Mërisë, kjo lagunë ka edhe një panoramë të mrekullueshme dhe për shkak të gjerësisë së saj të ofron edhe një perëndim unikal të diellit, I cili përshëndetet herë pas here edhe nga grupet e flamingove që banojnë tashmë aty.

Shpendi lozonjar i njohur edhe për baletin karakteristik ishte larguar nga kjo lagunë prej vitit të mbrapshtë 1997, ku gjuetia e paligjshme bëri masakër mbi ta. Por që nga viti 2025, ato i dhurojnë Shqipërisë dhe shqiptarëve spektakle të tilla natyrore. 

U.D/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 9 Mars, 15:01

    PS nuk jep aprovimin për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?