TIRANE - Eduard Shalsi, kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Beratit denoncon një tjetër rast të përdorimit të administratës në fushatë elektorale të partisë në qeveri, PD.  
Këtë herë në Berat autoshkolla e zjarrfikëses është fokusuar në objektivin e aparatit duke vendosur flamujt e PD-së, e gjitha në kundërshtim me ligjin.

Denoncimi i Eduard Shalsit në facebook
"Miq të dashur, fotot që shikoni janë marrë ne Berat, ku autoshkalla e Zjarrfikëses që ligji e parashikon të dalë në raste emergjencash, si rënie zjarri në kate të larta ndërtesash, në qytetin e një mbi një dritareve, përdoret nga zyrtarë të lartë të administratës publike, (militantë të partisë demokratike) për të ngjitur dhe vendosur banderola propagandistike të partisë në pushtet. Një zot e di nëse kanë dalë me leje apo pa leje, por një gjë është qartazi e dukshme, që janë në kundërshti të plotë të ligjit. Trysnia jo thjesht mbi punonjësit e administratës publike, por edhe mbi përdorimin e mjeteve, funksioni i të cilave është krejt ndryshe nga sa po përdoren janë krejt të papranueshme. Kjo është fytyra dhe dëshmia më e qartë e përdorimit të pushtetit për të mbajtur në këmbë me çdo mënyrë dhe mjet një qeveri të dështuar dhe të kalbëzuar.Por nuk do t’ia dalin më sepse shqiptarët do ti ndëshkojnë këto sjellje me votë masive në 23 qershor!
zjarrfikese per flamujt e PD




zjarrfikese per flamujt e PD

(Fotot e publikuara nga Shalsi ne facebook)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)