GRAMSH – Drejtori i Logjistikës në ministrisë së Mbrojtjes, i quajtur Shkëlqim Berisha, ka kërcënuar me armë kryebashkiakun e Gramshit, Dritan Bici dhe punonjës të bashkisë së qytetit për heqjen e flamujve të PD-së, të vendosur  në shkelje të një vendimi të përbashkët.
 
Bici ka deklaruar se më parë ata janë konfrontuar me grushta dhe më pas, Berisha i ka nxjerrë armën. Arsyeja ka qënë se ekziston një vendim për vendosjen e flamjuve në qytet: PS-ja në krahun e majtë dhe PD-ja në të djathtin, por PD-ja e kishin kapërcyer kufirin, duke vendosur edhe në të majtë. Për këtë arsye, punonjësit e bashkisë kanë shkuar për t’i hequr.
Shkelqim Berisha 
(Foto: Drejtori i Logjistikës në ministrinë e Mbrojtjes, Shkëlqim Berisha)
Dritan Bici, kreu i bashkisë, në një prononcim për “A1Report!” , sqaroi se “ne kemi marrë një vendim se ku do vendosen flamuj: kështu që në çdo rrugë, në krahun e majtë me fytyrë nga veriu, vendosen flamujt e PS-së dhe aleatëve të saj e në të kundërt, ato të koalicionit të djathtë.Isha duke kaluar rastësisht në rrugë kur u konfrontuam për këtë problem. Berishën e mbajtën nga krahët. Por nuk kam ndërmend të bëj denoncim në polici, sepse policia ishte atye pranishme dhe mund ta kishte kapur në flagrancë".
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)