Paniku, sipas Nokës ka dëmtuar rëndë sigurinë e njerëzve, të biznesit dhe mban larg investimet e huaja në Shqipëri. Zgjidhja për Nokën është largimi i Ramës. “11 goditje ndaj jetes dhe ndaj prones me eksploziv vetem kete muaj. Ky rekord i zi kriminal po ndodh ne vend, veper e bandave dhe grupeve kriminale qe ndihen te fuqishme e te paprekshme per shkak te lidhjeve me qeverine. Nje panik i vazhdueshem qe ka demtuar rende sigurine e njerezve, te biznesit dhe qe mban larg investitoret e huaj.
.. 11 shperthime tritoli ne me pak se 4 jave, jane treguesi i qarte se krimi bashkeqeveris me Edi Ramen dhe sundon kudo ne vend. Kjo qeveri po tregon se nuk eshte zgjidhja per rendin e sigurine .Ajo eshte kthyer ne vete problemin ..Cdo gje tjeter eshte estrade e propagande bajate, si ato me konkurs e veting per policine. Shqiptaret skane cfare presin me, duhet ta gjejne vete zgjidhjen. Rend e siguri ka vetem me largimin e Edi Rames” deklaron Noka.
d.b/shqiptarja.com