Flamur Noka: 613 kg kokainë 
kishte garanci të plotë politike

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka dalë sot në një konferencë për mediat. Ai ka akuzuar kryeministrin e vendit, për drogën pa autor të kapur në Maminas. Noka akuzon drejtpërsëdrejti kryeministrin e vendit për implikimin e tij në sasinë rekord të drogës të kapur me 28 shkurt në Maminas.

"Sasia më e madhe e drogës së fortë, e kapur ndonjëherë në Shqipëri, 613 kilograme kokainë e pastër, ka përfunduar deri tani  jetime dhe, fatkeqësisht, deri ne fund te procesit, do të rezultojë jetime. Kjo tregon  qartë se ajo ka ardhur në Shqipëri me garanci dhe ka mburojë të fortë  politike. 

Në duart e drejtësisë si në rastin e Xibrakës, janë  vetëm shoferi i kamionit dhe pritësi i ngarkesës me banane, sepse pronarët e vërtetë nuk zbulohen e nuk kapen dot, pasi për ta  u kujdes vetë qeveria, sepse qeveria nuk kap dot kupolen, nuk kap dot familjen kryeministrore, nuk kap dot vëllanë e Edi Ramës. 

Policia shqiptare, Ministri Xhafaj dhe kryeministri Edi Rama, vazhdojnë të fshihen dhe nuk japin llogari, përse pronari në letra Arbër Çekaj u largua nga Shqipëria një ditë përpara se policia të ndërhynte për bllokimin e kokainës, e cila mbahej prej 9 ditësh në Portin e Durrësit.

Ministri Xhafaj dhe kryeministri Rama vazhdojnë të fshihen dhe nuk japin llogari se pse dhe nga kush u dekonspirua operacioni, si pasojë e të cilit sot droga e kapur nuk ka pronar.

Çfare frike ka Edi Rama që bëri çdo përpjekje për ta quajtur operacion super të suksesshëm të policisë  një operacion plotësisht të tradhëtuar?! 

Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve se pse gënjeu dhe kush e shtrëngoi të bënte gjithshka për të fshehur faktin që droga u sinjalizua dhe u ndoq deri në destinacion nga DEA dhe Marina kolumbiane. 

Edi Rama hesht dhe nuk tregon a ka lidhje me kokainën kolumbiane i vellai i tij, Olsi Rama, dhe lan duart me shkarkimin e  drejtorit të Portit të Durrësit më 24 shkurt, 5 ditë pas mbërritjes në port të kokainës. 

Nga destinacioni – Shqipëri, sasia e kokainës- 613 kilogramë  dhe vlerës së deklaruar - 180 milionë euro, do të thotë se kokaina ishte e pastër, rreth 300 mijë euro 1 kilogram. Çka do të thotë se Edi Rama duhet të tregojë ku është laboratori që do të përgatitej kokaina për tregun europian dhe kush fshihet edhe pas laboratorit. 

Përfitoj nga rasti t’I them Ulsi Manjës dhe çdo zëdhënësi të qeverisë së kokainës se turp kombëtar është të shndërrosh atdheun në parajsën e drogës dhe të krimit.", shprehet Noka.

e.gj/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave