Të paktën ky është pretendimi i 23-vjeçarit i cili në rrjetin social facebook ka publikuar një mesazh që Noka i ka dërguar atij në Facebook ku i thotë se ‘Do të të rrjep si cjap”, pas kritikave që i riu i ka bërë atij.
Arditi, i kontaktuar nga Shqiptarja.com ka thënë se, ka komentuar në një faqe në Facebook ku e krahasonin Nokën me Azem Hajdarin dhe ai ka thënë se Noka nuk mund të krahasohej me të ndjerin Hajdari.
“Teksa po rrija në internet unë komentova në një faqe në të cilën e kishin krahasuar Nokën me Hajdarin. Unë thashë se kjo nuk ëhstë e vërtetë. Ma fshinë komentin dhe më bllokuan. Pastaj hyra tek mesazhet dhe gjeta këtë.” ka deklaruar Arditi.

Ja mesazhi që 23-vjeçari ka bërë publik për mediat
“Ti Ardit qe merresh me emrin tim. Do te te gjej e do te te rrjep si cjap”, i ka shkruajtur Noka atij.
Ndërkohë që përgjigjia e Çelës ka qenë: Ku e thashë unë emrin tënd? Me asnjë vend nuk kam folur emër mbiemrin tënd.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
