Flamur Noka nuk e nxjerr
dot "jashtë" Gjinushin

Flamur Noka nuk e nxjerr<br />dot "jashtë" Gjinushin
TIRANE - Gjykata hedh poshtë kërkesën e ministrisë së Brendshme përfaqësuar nga Flamur Noka për të nxjerrë jashtë selisë së partisë së vet Skënder Gjinushin, e socialdemokratëve. 

Vendimi që mban datën 19 qershor dhe është zbardhur vetëm pak ditë më parë, hedh poshtë kërkesën e ministrisë për të zbatuar një titull ekzekutiv, që Partia Socialdemokrate, që drejtohet nga Skënder Gjinushi, të lirojë zyrat e partisë. 

Në maj të vitit 2013, Ministria e Brendshme, i kërkon Partisë Socialdemokrate që të lirojë zyrat, të cilat i janë vënë në dispozicion nga Bashkia Tiranë. Ministria ka pretenduar në shkresat e veta se vendi ku zhvillon aktivitetin politik Partia Socialdemokrate e Shqipërisë është pronë private. Nga ana tjetër kjo ministri, nuk pretendon se Gjinushi duhet të mbetet pa seli, por do të gjendet një tjetër vend nga qeveria që ti jepet kësaj partie. 

“Përfaqësueset e kërkuesit në gjykim pretenduan që shkresa e cituar me sipër në zbatim të nenit 19 të Ligjit Nr. 8510 dt. 15.07.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shtetërore” i ndryshuar është titull ekzekutiv dhe kërkuan lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për të.

Gjykata pas analizës së provave dhe pretendimeve të përfaqësueseve të kërkuesit në gjykim vlerëson që kërkesa është e pabazuar në ligj dhe për rrjedhojë duhet të refuzohet” thuhet në vendimin e zbardhur të gjykatës së faktit Tiranë, kryesuar nga gjyqtari Artur Gaxhi.

Sidoqoftë në vendimin e saj gjykata thotë se kërkuesi, pra ministria e brendshme, ka kërkuar zbatim të titullit ekzekutiv referuar një ligji që nuk duhet ta merrte në konsideratë, sepse prova e vetme e paraqitur është një shkresë sipas të cilës Partisë Socialdemokrate i është vënë në dispozicion një ambient për të ushtruar aktivitetin e tij politik. E në këto kushte duket se selia do t’u mbetet sërish socialdemokratëve, nëse ministria e Brendshme nuk e ankimon atë në gjykatën e Apelit. 

Partia Socialdemokrate ushtron aktivitetin e saj në një seli të veçantë pranë ministrisë së Drejtësisë që prej më shumë se 15 vitesh. Deri më tani, nuk është shënuar ndonjë përpjekje për të marrë këtë seli e për tua kthyer ish pronarëve siç pretendon ministria e Brendshme, përpjekje që u bënë vetëm gjatë këtij viti.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet