Flamur Noka: Numri i vrasjeve 
po lëmë pas edhe Meksikën

Flamur Noka: Numri i vrasjeve <br />po lëmë pas edhe Meksikën
Ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka thotë se niveli i kriminalitetit në Shqipëri, ia kalon edhe Meksikës.
 
Pas gjetjes së një trupi të pajetë në Durrës mbrëmjen e të mërkurës, ndërsa një ditë më parë një biznesmen i shpëtoi me fat atentatit me tritol, deputeti demokrat shkruan në “Facebook” se policia ka braktisur detyrën, duke arrestuar të varfrit për energjinë elektrike dhe ndërtimet pa leje, ndërsa krimit i ka lënë dorë të lirë.   
 
Statusi i plotë në Facebook i Flamur Nokës

Krimi nuk ka të ndalur Vazhdon praktika e “çunave”: Rrëmbe – vra - hidh në kanal. Dhe përsëri në Durrës. Këtë radhë vetëm se nuk pamë a ishin “çunat” policë apo jo se vrasja është bërë në fshehtësi. Policia si zakonisht zbulon se vetem viktima eshte gjetur ne drejtim te ditur! Po sot ne Shkoder i shpetoi nji atentati vetëm me plagosje një qytetar. Po një ditë më parë Zoti e shpëtoi një biznesmen që i kishin vënë tritol në makinë. Ku jetojmë me këto tmerre që na shohin sytë e na dëgjojnë veshët ? Ne Ramistan...Dhe Meksika na merr të “keqen” për çfarë po ndodh këtu. Policia do thoni ju ku është? Nuk është punë e saj thotë “mavria” ministër. Ajo ka detyrë të gjobisë për çdo gjë qytetarët që qarkullon me makinë, të fus në burg ato për një tullë në avlli a për 3 mijë lekë debi të energjisë elektrike. Këto quhen krime në Ramistan e jo rrëmbimet e vrasjet makabre”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois