Noka ka theksuar se nuk ka të bëjë me dërgimin nga kryetari i partisë, por është detyrim për këdo që jeton në këtë vend, madje është një detyrim për ne që merremi me politike, ka theksuar Noka.
Ndërsa ka shtuar se Himara është qytet shqiptar, banohet nga shtetas shqiptarë dhe është detyrim për këdo, që të mbrojë interesat e ligjshme të qytetarëve në të gjithë vendin.
Deputeti i PD, Noka ka shtuar se aksion për të prishur ndërtesat në Himarë po përdoret nga vetë Kryeministri Rama për alibi të radhës me synimin për të m,buluar gjërat e veta dhe për të bërë zhurmë. Ai thotë se kjo po bëhët nga Rama për për vjedhur pronat në Himarë, pasi atje prona ka një vlerë.
I pyetur nga gazetari dhe moderatori, Ilir Babaramo, se përse nuk u protestua në lidhje me ndërtimin e sheshit të Kukësit, duke marrë parasysh faktin që është deputet i atij qyteti.
Ai ka thënë së në Kukës nuk është prishur apo janë prekur prona private, por ka një dallim thelbësor me Himarës, pasi në qytetin verilindor nuk ka vlerë prona aq sa ka në Himarë.
Gjithashtu Noka ka denoncuar se para se të niste aksioni në Himarë kanë shkuar sekserë nga Tirana për t’i kompromentuar.
Pjesë nga intervista në lidhje me aksionin në Himarë:
Jun shkuat për të mbështetur protestuesit në Himarë, e para shkuat vetë apo ishit i dërguar nga kreu i PD?
Edhe mediat bien në batakun që bien vetë më qellim, HImara është territor shqiptar,m banohet për shqiptarët, ai e ka kthyer në një parcelë për të vjedhur dhe për të mbuluar gjërat e veta. A është një parcele me alibi, për të bërë zhurmë, shkon kthehet shkon kthehet. Rama ka dy gjëra ka një alibi dhe për të vjedhur pronat, unë si qytetarë dhe si politikanë të mos mbrojë qytetarët.
U bë ndërtimi i sheshi në Kukës, pse nuk protestuat?
Në kukës nuk ka vlerë prona dhe sekserët e Edi Ramës nuk kanë iteres për prona në Kukës, në Himarë kanë vlerë pronat. Banorëve u kanë shkuar sekserët për të bërë gjërat e tyre dhe për ti kompromentuar.
Pse ju thanë ju se cfarë ju kanë thë ata sekserët që po thua?
Ju nuk më thanë, sepse nuk doja se e kisha neveri. Janë të gjithë nga Tirana
Redaksia Oline
N.M/Shqiptarja.com