Flamurtari barazon mes tensionit,
Teutës i ikën fitorja

Flamurtari barazon mes tensionit,<br />Teutës i ikën fitorja<br>
Dy ndeshjet e fundit në Kategorinë Superiore të javës së 25-të kanë dhuruar dy barazime me gola.
Kështu, Teuta-Skënderbeu përfundon me rezultatin 1-1, ndërsa në Vlorë, Flamurtari-Kamza 2-2.

Ishte dramatike në Durrës.
Teuta kërkonte tri pikët për të ngushtuar diferencën me Vllazninë që barazoi me Partizanin në shtëpi, por në fund nuk ia arriti qëllimit, edhe pse ishte shumë pranë.
Një pjesë e parë e mbyllur në barazim pa gola, ndërkohë që e dyta nisi me gol.

Kristi Vangjeli shkaktoi një penallti në në të 47’ minuta dhe Ardit Hila u vu përballë portierit Shehi dhe shënoi.
Durrsakët u munduan shumë ta mbajnë këtë rezultat dhe ishin shumë pranë.

Por në minutat shtesë ndodhi gjëma. Moçka, pasi shpëtoi skuadrën e tij nga goli pas një gjuajtje me kokë, kishim të bënim me një korne për miqtë.
Krosimi në zonë shkoi te Soëe, i cili e drejtoi topin për te James.

Nigeriani lehtësisht e dërgoi topin në rrjetë dhe 1-1. Në Vlorë, vendasit e kanë nisur mirë ndeshjen në minutat e para, por gjithçka ka ndryshuar në minutën e 27-të, ku Musta ka prekur topin me dorë.
Raçiç ka shënuar nga pika e bardhë.
Ndërsa nervozizmi është shfaqur brenda dhe jashtë fushës së blertë.

Tifozët kanë goditur Zguron me sende të forta dhe policia ka nisur shoqërimet e para.
Autori është arrestuar menjëherë.

Reagimi i kuqezinjve ka ardhur në pjesën e dytë me Sidibe, që ka barazuar në të 73-n, por Plaku është kundërpërgjigjur 3 minuta më vonë për miqtë duke përfituar menjëherë nga superioriteti numerik pas kartonit të kuq të marrë nga Bicaj.

Shtatë minuta para fundit ka ardhur edhe goli i katërt i ndeshjes që është shënuar nga lojtari i Flamurtarit, Juffo, me penallti, i cili ka fiksuar shifrat në 2-2.
Një barazim që vlen pak për të dyja skuadrat sa i përket luftës për në Europa League.

a.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur