Rrogozhinasit u mposhtën 0-1 nga vlonjatët, të cilët në këtë përballje u nderuan nga goli i Ramirez në pjesën e parë. Kjo fitore për Flamurtarin ka vlerë të jashtëzakonshme, pasi për herë të parë këtë sezon del nga zona e rënies direkt nga Superliga edhe pse është me kuotë të barabartë pikësh me Bylisin e vendit të nëntë.

Ndërkohë Vllaznia nuk ka përfituar nga ndalesa e Elbasanit pasi edhe shkodranët barazuan këtë javë. Të besuarit e Martinit u ndalën 0-0 nga Vora, duke vijuar në vendin e dytë me 1 pikë më pak se Elbasani.