Flamurtari dhe Laçi do të zhvillojnë sot ndeshjet e turit të dytë eliminator në Europa League. Flamurtari gjen një kundërshtar me një emër më të madh si rumunët e Petrolul Ploiesti, me Adrian Mutu në gjirin e tyre. Edhe pse shorti i ka vendosur përballë një kundërshtari të fortë, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Nesti Gjoka nuk dorëzohen lehtë në ambicien për të thyer rekordet e Flamurtarit të dikurshëm të rekordeve. Ekipi ka mbërritur pas një udhëtimi të gjatë në Rumani, teksa është njohur me fushën ku do të luajë sot në orën 18:30, trajneri Gjoka ka dhënë edhe konferencën për shtyp duke kërkuar maksimumin.
/Shqiptarja.com






