Flamurtari dhe ekipi i Lacit nuk e kanë nisur aspak mirë turin e dytë paraeliminator të Europa League, pasi kanë humbur ndeshjet e para që kanë zhvilluar. Flamurtari ka humbur ndeshjen e parë në Rumani me rezultatin e pastër 2-0 përballë ekipit të Petrolul Ploesti. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Nesti Gjoka në pjesën më të madhe të sfidës kanë rezistuar duke mos pësuar gol, por në minutat e fundit janë shthurur duke pësuar dy herë shumë shpejt. Golat për ekipin e Ploestit të Rumanisë janë shënuar nga Nepomuçeno 78′, Tamuz 84′.
Ndeshja nisi e mirë për ekipin e Flamurtarit edhe pse i priste një atmosferë e nxehtë në stadiumin 15 mijë e 500 vendësh Ilie Oana të Ploestit. Flamurtari ishte reshtuar me kujdes maksimal në mbrojtje, pasi përballë nuk kishte vetëm një ekip me traditë, por edhe një njohës të mirë të kompeticioneve të tilla si Adrian Mutu. Rastin e parë të mirë për të shënuar vendasit e patën me Marinescut, por Ilion Lika arriti të neutralizonte gjithcka.
Flamurtari filloi inkursionet nga krahët dhe në minutën e 22, teksa Gilman Lika dhuroi një krosim për Muzakën, të cilit në momentin e fundit Geraldo Alves e bllokoi duke mos i dhënë asnjë mundsi shënimi. 10 minuta më pas ishte Kuqi që pati mundësinë për të goditur nga brenda zonës pas zhvillimeve të një goditje këndi por tentativa nuk ishte e saktë. Në minutën e 37-të gjuan Juan Albin, por topi përfundoi vetëm për pak jashtë shtyllës së Ilion Likës.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë, pa gola, e dyta nisi akoma më e mirë për vendasit që u zhvendosën të gjithë në sulm në kërkim të golit të avantazhit, të cilët i gjeti në fund. Ndërsa për ekipin Flamurtarit tentuan pas golit Muzaka, Lika, por edhe Veliu për të ngushtuar shifrat, por deri në vërshëllimën e fundit mbeti në fuqi rezultati 2-0. Rezultati mban të qetë ekipin rumun që udhëton për në Vlorë pas një jave me një këmbë në turin e tretë, ndërsa kuqezinjtë për të kaluar duhet që përpos një sfide të jashtëzakonshme të kenë edhe fatin me vete.
Edhe Laci ndryshe nga ndeshja e parë me Rudarin ka humbur me Zorjan me rezultatin 0-3. Laci e ka nisur në mënyrën më të keqe ndeshjen pasi shënoi në portën e tij autogol me Shetën në minutën e 23. Ljuboneviç në minutën e 47 shënojnë golin e dytë të ndeshjes duke shuar shpresat e vendasve. 12 minuta nga fundi Boli shënon golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com