Flamurtari, Idrizi: Në Vlorë rrinë
vetëm ata që e meritojnë fanellën

Flamurtari, Idrizi: Në Vlorë rrinë<br />vetëm ata që e meritojnë fanellën
Presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi ka dalë para medieve duke sqaruar largimit e trajnerit Gjoka dhe pezullimin e pesë futbollistëve. Presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi ka qenë i shoqëruar dhe nga futbollisti i pezulluar Gjergj Muzaka.

Arsyeja e largimit të stafit te Flamurtarit kanë qenë rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit që ekipi i Flamurtarit ka pasur. Për ish-trajnerin Gjoka, Idrizi u shpreh se bashkëpunimi ka mbaruar.

Sipas tij në Vlorë do të qëndrojë vetëm ata futbollistë të cilët e ndiejnë peshën e fanellën, ndërsa të tjerët që nuk japin maksimumin do të largohen. Përsa i përket trajneri të ri, Idrizi u shpreh se ka dy opsione nga Italia dhe Greqia, por nuk ka vendosur ende.


a.xh/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë