Flamurtari merr pikën e parë pas pesë javësh kampionat, ‘paqe’ mes Vllaznisë dhe Luftëtarit

Flamurtari merr pikën e parë pas pesë javësh kampionat, ‘paqe’ mes Vllaznisë dhe Luftëtarit

Flamurtari i njëmijë e një problemeve ka marrë sot pikën e parë në kampionat pas 5 javësh. Vlonjatët kanë barazuar 3-3 me Laçin në një ndeshje që prodhoi shumë spektakël në fushë, por që nuk u shijua nga tifozët pasi stadiumi ishte i kyçuar. Kjo me arsyen se drejtuesit nuk mundën të gjenin 50 forca të policisë private për mbarëvajtjen e sfidës.

Sa i takon rezultatit Flamurtari kaloi i pari në avantazh, ndërsa më pas Xhixha barazoi me miqtë. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën Flamurtari rimori sërish epërsinë, por që nuk zgjati shumë, pasi Laçi fillimisht me Teko barazoi në 2-2, ndërsa më pas përmbysi me Nuabueze. U mendua se ky takim do fitoj nga miqtë, por në minutën e 85 Haruni barspeshoi edhe një herë gjithçka.

Sfida tjetër e orës 16:00, e cila mbylli këtë javë të Superligës, mes Vllaznisë dhe Luftëtarit është mbyllur me shifrat 0-0. Shkodranët ishin më kërkues, madje goditën edhe tranversën, por nuk mundën të mernin më shumë se 1 pikë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga sistemi mbrojtës kundërajror rus! Vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga sistemi mbrojtës kundërajror rus! Vetëm 28 mbijetuan