Flamurtari fitoi këtë të dielë 2-0 kundër Korabit për raundin e 21-të në Kategorinë e Parë. Duket se klubi vlonjat është hedhur në kundërsulm ndaj FSHF-së, pasi akuzon organin e futbollit se ndikon në arbitrimet kundër skuadrës së tyre.
Dy javë më parë, pas barazimit 1-1 ndaj AF Elbasanit në "Elbasan Arena", vlonjatët zhvilluan një mbledhje dhe duket se ai takim ka dhënë efektet e para.
Në kanalet e komunikimit, FC Flamurtari bën me dije se ka denoncuar në policinë e Vlorës delegatin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Bujar Pregjën. Si njeriu direkt për mbikëqyrjen e arbitrave, Pregja akuzohet nga kuqezinjtë për "Nxitje të dhunës, prishje të rendit publik dhe fyerje të tifozerisë vlonjate". Në Vlorë akuzojnë Bujar Pregjën se gjatë ndeshjes ka kryer veprime ndaj tifozerisë vendase.
Bujar Pregja ka qenë delegat në përballjen e sotme në Vlorë dhe te Flamurtari kanë nisur me ankesat zyrtare, duke mos mbetur më vetëm me reagimet në media.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Dhjetor, 19:08
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?
-
Po
54.4%
-
Jo
38.3%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 781
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy fitore në dy ditë, Shqipëria e futsallit mposht 4-2 Turqinë në Stamboll
18 Dhjetor, 14:00
-
Përplasje fizike te Flamurtari, klubi vlonjat ndërpret kontratën me Idriz Bathën
17 Dhjetor, 18:19
-
Kreu 2 vite burg për shpërdorim detyre, ish-kryetari i Himarës Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë
17 Dhjetor, 17:04
-
Skënderbeu 'merr hak', mposht 0-2 Ilirinë në 'Elbasan Arena' dhe thellon diferencën me ndjekësit e Laçit
17 Dhjetor, 15:32
-
Ndeshja e parë miqësore, Shqipëria fiton 5-1 me përmbysje kundër Turqisë në futsall
17 Dhjetor, 14:35
-
'Pse më zure rrugën', sherr me thika mes nxënësve në një shkollë private në Sarandë, i mituri godet 15-vjeçarin në qafë! Shpallet në kërkim (VIDEO)
17 Dhjetor, 12:56
-
Shifër rekord, FIFA 'lan në ar' FSHF-në nëse Kombëtarja kuqezi kualifikohet në Kupën e Botës 2026
17 Dhjetor, 12:47
-
Dënime të rënda për Ilirinë, Disiplina e lë pa tifozë! Pezullime edhe për zyrtarët e ekipit nga Fushë-Kruja
17 Dhjetor, 10:24
-
Shisnin drogë tek moshat e reja në dy qytete, Prokuroria e Sarandës dërgon në gjyq 16 persona! 3 prej tyre për drejtim të parregullt automjeti
17 Dhjetor, 09:42
-
Asambleja e SEPCA/ Proda: Shqipëria, e përkushtuar për sigurinë dhe bashkëpunimin policor në Evropën Juglindore
16 Dhjetor, 14:14
-
Besëlidhja pa rivalë, nëntë fitore në po kaq ndeshje për lezhjanët e basketbollit
16 Dhjetor, 11:01
-
Vlorë/ 89-vjeçari gjendet i pajetë në breg të detit në 'Lungomare', dyshohet se u mbyt në det (EMRI)
16 Dhjetor, 08:09