Flamurtari në basketbollin për femra vijon rrugën drejt konsolidimit të vendit të parë dhe objektivit kryesor për këtë sezon që është titulli kampion. Në takimin e zhvilluar në Vlorë ekipi vlonjat ka fituar lehtësisht përballë Elbasanit në shifrat 80-57.
Një ndeshje që nuk është vënë aspak në diskutim dhe nëse janë regjistruar edhe këto shifra gjithçka ka ndodhur për shkak të aktivizimit të vajzave të reja të ekipit. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 41-14 për Flamurtarin që në pjesën e mbetur ka administruar dhe duke luajtur me qetësi dhe menduar ndoshta edhe për ndeshjet e radhës ku për kampionat dhe lige unike do të ketë përballë rivalet kryesore të këtij sezoni si Tirana dhe Partizani.
Përfundimisht mbyllet në shifrat 80-57 në një ndeshje pa histori me Flamurtarin që kryeson renditjen me dy pikë larg rivaleve kryesore këtë sezon.