Flamurtari surprizohet në shtëpi përballë Luzi 2008

Flamurtari surprizohet në shtëpi përballë Luzi 2008

Nuk ka shkuar ashtu si edhe pritej ndërsa vlonjatët në ndeshjen e parë të kampionatit në kategorinë e parë kanë humbur në fushën e tyre 1-2.

Një ndeshje që nuk u ngrit në nivelin e kërkuar për Flamurtarin. Ndeshja në fakt ka qenë më e mirë për vlonjatët por vetëm në lojë pasi në rezultat janë treguar më pragmatistë miqtë.

Pjesa e parë është mbyllur me shifrat e barabarta 0-0. Flamurtari ka pasur raste më të shumta, por pa shkuar dot te goli.

Me fillimin e pjesës së dytë, Flamurtari ka shënuar golin e avantazhit me anë të brazilianit Jakovelli por me pas Loja ka pësuar ulje duke i dhënë mundësi kundërshtarit te dale ne lojën e vet. Dhe pikërisht ne minutën e 78 dhe 82 Luzi ka shënuar dy here me ane te Cucka dhe Dushaj.

Të kota përpjekjet e Flamurtarit për të barazuar dhe takimi mbyllet në shifrat 1-2 për Luzin. Flamurtari e nis kështu me humbje kategorinë e parë, edhe pse është cilësuar një nga ekipet pretendente për ngjitjen ne superlige. Ndeshjen e radhës Flamurtari do ta luaje serish ne shtëpi përballë Korabit.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/09/2022 02:25

    Me vjen keq per Flamurtarin,dikur ka qene nje nga skuadrat me te mira dhe te perfundoje tani ne kat.e II-te dhe te mundet nga nje skuader askushi si Luzi! Teper e trishte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë