Në fillim të javës u përfol se modelja Helen Flangan është rikthyer sërish me partnerin e saj Scott Sinclair, pasi ajo postoi një foto në rrjetin social Instagram ku shfaqej me të.

Por duket se çdo gjë ka qenë e vërtetë.

helen flanagan

Flanagan është fotografuar mbrëmjen e djeshme duke festuar 23 vjetorin e lindjes me Sinclair.

Ata janë ndarë në muajin qershor pasi thuhej se Sinclair e kishte tradhtuar bukuroshen Flanagan me një femër tjetër, por mesa duket tanimë çifti është përsëri bashkë.

helen flanagan

Në ditëlindjen e saj modelja u shfaq më seksi se kurrë veshur me një fustan të zi, i cili ekspozonte format bombastike.

Flanagan së basku me Scott dhe një grup miqsh kanë festuar në një klub nate duke u argëtuar në maksimum.

scott sinclair

(b.t/shqiptarja.com)