Vogue Italia vitin tjetër në Tiranë! Rama në 'Flasim’ me 4 sipërmarrëse: Doli qartë që djemtë punojnë për vajzat

Në episodin e 10-të të sezonit të dytë të podcastit “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, kanë qenë të ftuara 4 vajza të cilat operojnë me bizneset e tyre në fushën e kreativitetit.  Të ftuarat folën për përvojën e tyre jashtë vendit dhe më pas hapjen e sipërmarrjeve të tyre pas kthimit në Shqipëri.

Lidhur me fushën ku operonin këto biznese, kryesisht në atë të dizajnit, Rama tha se mund të ketë një bashkëpunim pasi vitin tjetër në Tiranë do të organizohet eventi “Vogue Italia” për të prezantuar një numër të stilistësh dhe modelesh nga Italia.

“Ne kemi në plan të organizojmë vitin e ardhshëm një event me Vogue. Vogue Italia, ata bëjnë çdo vit evente, një event te madh në rrugë, këtë vit ishin në New York, vitin tjetër do ta bëjnë në Tiranë për të prezantuar një numër stilistesh edhe do të sjellin një numër modelesh nga Italia. Por, gjëja qe ne po përpiqemi të bëjmë është diçka pak më të gjerë se kaq. Kështu që, mbase kjo është dhe arsyeja që rasti e solli që të takoheshim se mund të bëjmë një bashkëpunim me ju edhe mbas bisedës ju them pak më shumë se si mund të bashkëpunojmë dhe në çfarë hapësire mund të përfshiheni ”-tha Rama.

Në mbyllje të podcastit, duke ftuar shikuesit të vizitonin hapësirën “Destil”, Rama nuk kurseu as batutat, për të ftuarat, duke thënë se tashmë duket qartë se djemtë punojnë për vajzat.

“Këto ishin katër vajzat e një hapësire speciale, e një hapësire krijuese, një hapësire që unë personalisht e kam me të dëgjuar, por mora edhe më shumë nxitje për ta njohur, duke e vizituar dhe që iu ftoj të gjithë juve që jeni të lidhur në një mënyrë apo në një tjetër, qoftë nëpërmjet interesit, qoftë nëpërmjet kuriozitetit me këtë botë që ta vizitoni hapësirën “Destil”, po bëja pak reklamë tani se ju e keni bërë me mbështetje. Pastaj këtu doli e qartë edhe diçka tjetër që djemtë punojnë për vajzat, e qartë kjo. Shumë faleminderit”- shtoi kryeministri.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 18/11/2023 14:43

    Pse budallenj jane njerezit qe te brkatisin vendin ku ka shtet dhe te kthehen e jetojne aty ku nuk ekziston shtet?Problemi eshte qe kush rikthehet ne shqiperi ka nje premtin pusht-tetaresh per ta qe ti ndihmojne me cdo menyre qe ata te bejne para ose sic e quan sharlatani Rama:te behen te sukseshem ne bisnes!Po te shikosh me kujdes gati cdo pronar bosnesi ne shqiperi ka perkrahjen e Rames qofte duke ju ofruar edhe toka me nje euro metri.Ne nje kohe qe qytetari i thejshte paguan cdo gje dhe nuk arrin te beje dokumentat e prones se tij!Ky eshte shteti i sharlataneve dhe hajduteve!

    Përgjigju
  • Koli: 18/11/2023 13:05

    Vend qe ka zevendeskryeminister te arratisur dhe qytetare qe u eshte bere jeta ferr nga stresi i mbijeteses dhe mezipresin te largohen, nuk ka nevoje per fiasko imazhesh suksesesh false qe dihet qe ne prapaskene kane suksesin e plackitjes dhe ngritjen me parate e korrupsionit te mirmenaxhuar nga kokat e politikes!

    Përgjigju
    • Noli: 18/11/2023 14:57

      Gjatë e ke shprehur. Të pashpresë thuaj.

    • Labi: 18/11/2023 14:40

      Je pak të idjot ti Koli?Pse nuk vizitohesh?

  • Gazepi: 18/11/2023 11:17

    Llum dhe vetem llum.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë