Flasin shokët e Klodi Lesit: Çfarë na tha pasi vrau gruan

Mediat greke kanë ardhur në Shqipëri për të intervistuar shokët dhe familjarët e Klodi Lesit, shqiptarit nga Rubiku që vrau të shoqen greke dhe u arratis me djalin katërvjeçar. “Më telefonoi dhe ishte mjaft i shqetësuar. Më tha se kishte nevojë për ndihmë, por nuk më tha se çfarë kishte ndodhur. U shqetësova. Kërkoi që të vinte në Shqipëri”, thotë një nga miqtë e Klodi Lesit. “Më telefonoi dy herë dhe kërkonte ta ndihmojë. E pyeta përse por nuk ma tha në telefon”, tregon një tjetër shok i Lesit. Shqiptari, i cili vrau bashkëshorten, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet greke.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës