Fleckenstein e Kukan: S'do lejojmë
dështimin e reformës në drejtësi

Fleckenstein e Kukan: S'do lejojmë<br />dështimin e reformës në drejtësi
Raportuesi  për Shqipërinë në Bashkimin e Europian, Knut Fleckenstein dhe eurodeputeti  Eduard Kukan, në mesditën e sotme në takimin e 10-të  të Këshillit të Asocim Stabilizim Shqipëri- Bashkim Europian, u shprehën se Brukseli nuk do lejojë dështimin e reformës në drejtësi.

Gjatë fjalës së tij Fleckenstein, deklaroi se duhet të diskutojmë për të gjitha reformat dhe për bashkëpunimin që është gjithmonë një prosperitet për të punuar bashkë. Gjithashtu, ai tha se nuk është koha e duhur për të bërë spektakel kur edhe Europa po përballet me sfidat e saj. “Do të bëjmë më të mirën që mos e humbim këtë gjë”, u shpreh ai.

Ndërsa Europarlamentari Kukan në fjalën e tij tha se Shqipëria ka mbështetjen time të fortë, për të mbështetur reformën e drejtësisë. 

"Reforma është e nevojshme për të gjithë. Është një reformë për të gjithë sistemin gjyqësor, për të gjitha institucionet", u shpreh Kukan. 

Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar