Reforma në Drejtësi ishte kryefjala e Raportuesit për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein i cili ka zhvilluar një vizitë surprizuese në vendin tonë.
Pas takimit me krerët më të lartë të shtetit,eurodeputeti ka zhvilluar një takim edhe me ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj.
Sigurisht edhe në këtë takim fokus ishte zbatimi i reformës në drejtësi.
Ministrja falenderoi Fleckenstein për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme të Bashkimit Europian për miratimin me sukses të reformës në drejtësi dhe i shprehu atij vendosmërinë e qeverisë për të çuar në fund zbatimin e reformës, si faktor kyç për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Si sinjal pozitiv në këtë drejtim, Ministrja Gjonaj përmendi vendimin e miratuar në mbledhjen e parë të qeverisë për kalimin në përdorim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve të mjediseve të ish lidhjes së shkrimtarëve, i cili do të pasohet së shpejti nga vendimin për sigurimin e zyrave të Kolegjit të Apelimit.
Zbatimi i reformës do të vijojë me të gjithë mbështetjen e nevojshme në aspektin financiar dhe të infrastrukturës si dhe me hartimin e të gjitha akteve nënligjore për zbatimin e plotë të paketës ligjore. Ministrja theksoi gjithashtu se pranë ministrisë do të ngrihet një mekanizëm monitorimi i Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë, të miratuar me asistencën e Bashkimit Europian.
Nga ana e tij, Fleckenstein konfirmoi mbështetjen e tij dhe Kukan, si përfaqësues të Parlamentit Europian, në përpjekjet për zbatimin e reformës në drejtësi dhe shprehu bindjen se hapja e negociatave do të përshpejtonte/ndihmonte edhe më tej këtë proces.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com