Fleckenstein - Hariton: Reforma
në administratë, histori suksesi

Fleckenstein - Hariton: Reforma<br />në administratë, histori suksesi
Raportuesi i Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein, gjatë viztës së tij treditore në Tiranë, zhvilloi një takim edhe me Ministren për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito.

Fleckenstein u njoh me hapat e ndërmarra në kuadër të refomës në administratën publike dhe tha se, “Jam i lumtur që mbylla vizitën në Shqipëri me një histori suksesi. Hapa të rëndësishëm dhe domethënës janë bërë me reformën e administratës publike.”

“Për herë të parë në administratën publike realizuam qendërzimin e nëpunësve të administratës dhe gjithashtu zhvilluam konkurset për vendet vakante të shpalluara nga departamenti i administratës publike. Me zhvillimin e konkurseve vendosëm standarte të reja për hyrjen në administratë, standarte të cilat bazohen në transparencë të lartë. Gjithashtu, një qasje e re në administratën publike është edhe Shkolla e Administratës Publike, e cila aktualisht trajnon punonjësit e administratës duke patur një rol kyç në rritjen e kapaciteteve njerëzore”, tha ministrja Harito.

“Kemi akoma shumë punë për të bërë dhë jemi të vendosur të vijojmë më këtë reformë për të rritur cilësinë e kapaciteteve njerëzore dhe për ta bërë administratën një vend të meritokracisë dhe të depolitizimit”, shtoi Harito.

Bashkëbiseduesit folën për vështirësitë e implementimit të ligjit të nëpunësit civil dhe të sfidave që parashtron vijimi i reformës në administratën publike.

Në takim u bisedua gjithashtu mbi hartimin e strategjisë së administratës publike për të cilën janë duke punuar sot departamenti i administratës publike dhe partnerë të tjerë. Strategjia e administratës publike do të reflektojë dhe do të mbështetet në parimet e vendosura për implementimin e mëtejshëm të kësaj reforme.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!