Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein dhe eurodeputeti Eduard Kukan, kanë uruar arritjen e konsensusit mazhorancë-opozitë, për miratimin e reformës në drejtësi.

"Jam shumë i lumtur për konsensusin e arritur sonte, për reformën në drejtësi. Populli shqiptar e meriton atë. Tani fillon zbatimi. Do jem aty nëse duhet", shkruan në Facebook, Fleckenstein.

Për eurodeputetin, Eduard Kukan, ky është një lajm i mirë nga Shqipëria. "Urime për udhëheqësit politikë në Shqipëri për marrëveshjen", shkruan Kukan në rrjetet sociale. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com