Fleckenstein: Mbështes Hahn
edhe SHBA e dëshpërua

TIRANE-Letra e eurokomisionerit për zgjerim në BE, Johanes Hahn drejtuar shqiptarëve ku dënohej bojkoti i opozitës ka gjetur përkrahje të gjerë.

Më shumë se spektri politik i majtë shqiptar që e kanë përshëndetur, të ndjeshëm ndaj letrës janë treguar eurodeputetët, por edhe SHBA.

Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ka reaguar mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale sa i përket letrës së Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn drejtuar shqiptarëve.
 
Në një postim te shkurtër në Twitter, Fleckentesin shkruan se përgjegjësia sa i përket krizës politike në vend është e qartë, referuar bojkotit nga Partia Demokratike.
 
“Mbështes mesazhin e Hahn për shqiptarët. Pas bisedave të mia në SHBA, ajo është e dëshpëruar për situatën në Shqipëri. Përgjegjësia është e qartë”, shkruan Fleckenstein që para pak ditësh takoi senatorin amerikan Mc Cain.

Knut Fleckenstein

Para pak ditesh gjatë një postimi në Twitter eurodeputeti  është shprehur se ka diskutuar për situatën në Shqipëri me senatorin amerikan John McCain.

“Pata një bisedë me senatorin John McCain në Uashington. Qëndrimi ynë sa i takon situatës në Shqipëri është i qartë. Ne i kërkojmë PD-së të marrë pjesë në zgjedhje”, shkruan Fleckenstein në profilin e tij në Twitter.

Reagon Eurodeputeti Kukan në lidhje me letrën e Komisionerit Hahn
Eurodeputeti Eduard Kukan në një postim në Twitter ka reaguar për letrën që Komisioneri, Johanes Hahn ju ka dërguar shqiptarëve në lidhje më bojkotin e zgjedhjeve nga Opozita.

Kukan përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan, "Përkrah plotësisht Hahn dhe deklaratën e tij për qytetarët e Shqipërisë".

Hahn letër shqiptarëve
Përmes një letre drejtuar qytetarëve shqiptarë, komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, shpreh shqetësimin e Brukselit lidhur me ngërçin politik në vend. 

Hahn thekson se opozita zgjodhi qëllimisht të bojkotojë zgjedhjet e 18 qershorit, ndërsa thekson se zgjedhjet do të zhvillohen pavarësisht se disa kanë vendosur të mbeten pas. 

Bojkoti i institucioneve për Hahn është një vendim për të cilin ai nuk pajtohet, pasi debati zhvillohet brenda në Parlament. 

"Ishte zgjedhja e qëllimshme e opozitës aktuale për të mos kandiduar në zgjedhje. Unë duhet ta respektoj, por në të njëjtën kohë ta shoh me keqardhje të thellë këtë vendim nga pikëpamja demokratike.

Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje që sigurojnë një ofertë të gjerë politike dhe respektojnë standardet zgjedhore. Megjithatë, procesi demokratik duhet të vazhdojë, edhe nëse disa, vendosin të qëndrojnë mbrapa.

Idetë dhe propozimet politike - pa marrë parasysh nëse ju pëlqen apo jo - të diskutohen brenda institucioneve demokratike, veçanërisht në parlamentin shqiptar. Kjo është theksuar në të gjitha takimet me udhëheqësit politikë të vendit tuaj", shkruan Hahn. 

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave