Fleckenstein me familjarët e 21
Janarit, Nika: Hetim i korruptua

Fleckenstein me familjarët e 21<br />Janarit, Nika: Hetim i korruptua
TIRANE - Në ditën e tretë të qëndrimit në Tiranën zyrtare, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein është takuar me familjarët e Aleks Nikës, një nga demonstruesit që mbeti i vrarë gjatë protestës së 21 Janarit të katër viteve më parë. Zbardhja e kësaj tragjedie dhe vënia e përgjegjësve përpara drejtësisë vijon të mbetet një kërkesë e familjarëve, të cilët nuk kanë ngurruar t’ia shprehin edhe eurodeputetit. Takimi me familjarët e Nikës erdhi pas një letre që bashkëshortja e të ndjerit i dërgoi Fleckenstein.
 
Në një lidhje telefonike për A1 Report, pas takimit që mbajtën pa praninë e mediave, Mark Nika, xhaxhai i të vrarit në protestë, tha se hetimi për këtë cështje është i ndikuar politikisht.

“U takuam duke i paraqitur ankimin që kishim ndaj drejtësisë shqiptare. I parashtruam mendimet se drejtësia jonë se ka zbardhur çështjen për shkak të ndikimeve politike që reflektohen në hetimin e çështjes dhe gjykimin e saj, sepse politika ka ndërhyrë në drejtësi dhe është e vështirë për ta hetuar nga prokuroria e gjykatat. Jemi me pretendimin se drejtësia është e korruptuar politikisht, gjyqtarët janë në një aleancë kriminale mes njëri-tjetrit”, u shpreh Nika.

Ai tha se gjatë takimit, europarlamentari i premtoi se me reformën në drejtësi çështja do të zgjidhet.

Në protestën e 21 Janarit kundër qeverisë që në atë kohë drejtohej nga Sali Berisha, humbën jetën 4 demonstrues të cilët u qëlluan me armë në Bulevardin përballë kryeministrisë.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?