Fleckenstein në Tiranë, Basha:
S’ka zgjedhje me hartën e re

Fleckenstein në Tiranë, Basha:<br />S’ka zgjedhje me hartën e re
TIRANE - Kreu demokrat, Lulzim Basha zhvilloi dje një takim me raportuesin për Shqipërinë në Parlementin Europian Knut Fleckenstein. Në këtë takim kreu i selisë blu risolli edhe njëherë në vëmendje qëndrimin e tij ndaj ndarjes së re administrartive-territoriale. Ai i bëri me dije eruoparlamentarit Fleckenstein, se me këtë hartë territoriale nuk mund të mbahen zgjedhjet vendore në muajin qershor. Sipas liderit demokrat kjo hartë ka një qasje të njëanshme brenda interesave të mazhorancës aktuale dhe nuk është aspak në shërbim të interesit kombëtar.

“Basha e denoncoi ndarjen territoriale, si një hartë të interesave elektorale të dyshes Rama-Meta, kundër interesit kombëtar. Basha theksoi se nuk do të ketë zgjedhje me këtë hartë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Partisë Demokratike. Ndërkohë një tjetër shqetësim dhe nevojë urgjente që kreu demokrat Lulzim Basha i shprehu europarlamentarit Knut Fleckenstein, ishte çështja e demkriminalizimit. Sipas liderit të selisë blu, kjo është një nevojë e domosdoshme dhe urgjente, ndërsa ai e lidh këtë me ngjarjet e fundit të ndodhura në kryeqytet, ku hedh një lum akuzash ndaj qeverisë për lidhje me bandat e krimit.

“Çdo ditë e më shumë bëhet i nevojshëm dekriminalizimi dhe ngjarjet e fundit në Tiranë, nxorën zbuluar lidhjet qeveritare të një bande të rrezikshme kriminale”, tha Basha. Ndërkohë gjatë takimit me  Fleckenstein, Basha solli në vëmendje edhe aksionet e Inspektoritatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, duke akuzuar qeverinë se po cënon të drejtën e pronësisë së qytetarëve, duke shembur sipas tij objekte të ligjshme dhe duke u mohuar pronarëve ankimimin gjyqësor. “Paligjshmëria që po nxitet nga qeveria, ka sjellë një shkelje masive të të drejtave të njeriut në të gjitha nivelet e administratës”, u shpreh kreu demokrat, Lulzim Basha.
 
Nishani-Fleckenstein: Reforma në drejtësi, retorikë politike
Presidenti Bujar Nishani, ka shrytëzuar vizitën e eurodeputetit Fleckenstein në Tiranë për t’i shprehur shqetësimet mbi reformën e drejtësisë,  duke deklaruar se ecuria e reformës ka ngeluar në linjën e retorikës politike. Nga ana tjetër, Fleckenstein vuri në dukje se bashkë me kolegët e tjerë në Parlamentin Europian ndan bindjen se Shqipëria i përket Europës dhe se antarësimi i saj është thjesht çështje kohe. Më tej, Nishani u ndal dhe në ndryshimet ligjore fragmentare e të njëanshme, pavarësisht angazhimit të një reforme gjithëpërfshirëse, me domosdoshmërinë e përfshirjes së Komisionit të Venecias.
 
Fleckenstein takon Metën , “Fundi i bojkotit pozitiv për demokracinë”
Gjatë ditës së djeshme, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein takimin e dytë zyrtar e pati me kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Gjatë këtij takimi eurodeputeti, ritheksoi edhe njëherë hapin pozitiv që u shënua në seancën e fundit parlamentare për vitin që shkoi, atë të përfundimit të bojkotit nga ana e opozitës. Fleckenstein u shpreh se përfundimi i bojkotit parlamentar të opozitës pas mëse 6 muajsh, është një zhvillim pozitiv për demokracinë shqiptare. Gjatë takimit me kryeparlamentarin, Fleckenstein tha se Parlamenti Evropian do të jetë  pranë Shqipërisë për avancimin edhe më të shpejtë të procesit të integrimit evropian.

Ndërkohë, edhe kreu i Kuvendit Meta vlerësoi rikthimin e opozitës në Kuvend gjatë muajit dhjetor, ndërsa nënvizoi vullnetin për të mirëpritur një angazhim edhe më aktiv të të gjitha palëve politike si dhe të shoqërisë civile e grupeve të interesit në funksion të përmbushjes së prioriteteve që kërkon integrimi evropian i vendit.

Më tej, gjatë takimit, Meta dhe Fleckenstein ndanë bindjen se Kuvendi ka një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e frymës së bashkëpunimit substancial politik në vend dhe në progresin e reformave madhore që nevojiten, duke nënvizuar se bashkëpunimi i ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe strukturave të Bashkimit Evropian është thelbësor në këtë drejtim. Në përmbyllje të takimit kryeparlamentari Meta, shprehu mirënjohjen për përpjekjet e dy eruodeputetëve Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan për të risjellë në Kuvend opozitën shqiptare.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!