Fleckenstein: Optimist, opozita
rikthehet në Kuvend javën tjetë

Fleckenstein: Optimist, opozita<br />rikthehet në Kuvend javën tjetë
TIRANE - Europarlamentari Knut Fleckenstein mbyll ciklin e tij të takimeve me krerët e forcave politike këtë të premte. Në djaljen nga selia blu pas bashkëbisedimit me Bashën, Fleckenstein shprehet se është mjaft optimist se në seancën e 24 dhjetorit, parlamenti do të jetë i plotë. Ndërkohë, lideri i opozitës Basha rithekson se e djathta ka vullnet politik për të nisur procesin e bashkëpunimit të saj me mazhorancën, për të formuluar tashmë në letër, ligjin për dekriminalizimin e kuvendit.
...
Deputeti i Parlamentit Evropian Knut Fleckenstein duket se e ka arritur misionin e tij në Tiranë për të “pajtuar” qeverinë me opozitën dhe për të thyer bojkotin parlamentar të demokratëve të nisur prej muajit korrik. Takimi me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka bërë optimist eurodeputetin për rikthimin e opozitës në Kuvend javën e ardhshme më 24 Dhjetor, që shënon edhe seancën e fundit parlamentare për këtë sesion.
 
“Pata diskutime të mira me kreun e Parlamentit Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ditën e djeshme, ndërsa sot ishte biseda me zotin Basha. Dhe jam mjaft optimist që kemi gjetur rrugën, që javën tjetër parlamenti të mblidhet i plotë. Vërtet shpresoj në këtë dhe jam mjaft optimist”, u shpreh eurodeputeti pas takoi për rreth 60 minuta kreun e demokratëve Lulzim Basha në selinë blu.
 
Edhe pse akoma jo me një projekligj në dorë, për demkriminalizimin e Kuvendit, lideri i opozitës Lulzim Basha shprehet se Partia Demokratike dhe aleatët e djathtë kanë vullnetin politik që ta çojnë përpara procesin politik, jo vetëm përmes fjalëve por edhe drejt veprimeve praktike.

“Ky është një proces që kërkon vullnet politik, vullnetin politik opozita e ka. Procesi që sapo ka nisur është një proces komunikimi. Mendoj se i vlen rezultatit që presim, jo vetëm ne si opozitë po edhe qytetaret shqiptar, një parlament mirë funksional ku përfaqëson interesat e tyre. Më shumë se sa të dalim para kamerave të angazhohemi, këtu e kam fjalën si për opozitën ashtu edhe për shumicën. Për ti dhënë fund kësaj situatë të pa precedent është tërësisht çështje e vullnetit politik është vullneti politik i mbrapsht që e solli këtë situatë dhe uroj dhe shpresoj që vullneti politik ti japë fund kësaj situate”, tha Basha.

Fleckenstein është i pari që nis misionin ndërkombëtar për rikthimin e opozitës në Kuvend, ndërsa më 21 Dhjetor pritet të mbërrijë në Tiranë edhe eurodeputeti Eduard Kukan. Bisedimet e tyre me opozitën dhe qeverinë pritet të finalizohen me nënshkrimin e marrëveshjes mes palëve, dhe pikës më të “nxhetë” që opozita përdor si argument për bojkotin e saj, dekriminalizimin e Kuvendit.

Fleckenstein takimin e tij të parë, pas mbërritjes së tij në Tiranë e zhvilloi të enjten me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, e më tej me kryeministrin Edi Rama, takime të cilat në syrin e tij ishin të mira.

Prej 5 muajsh opozita ka opozita ka braktisur Parlamentin, e teksa pas takimeve respektive të kryeministrit Edi Rama e kreut demokrat Lulzim Basha në BE, u arrit një marrëveshje në parim, për krijimin e një ligji për dekriminalizimin e Kuvendit si kusht i fundit që opozita të rikthehet këtë vit, më 24 dhjetor.

Marrëveshja do t’i jepte fund bojkotit të opozitës, vendim politik i cili mori shkas fillimisht nga dhuna ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri në ambientet e Kuvendit.
 
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)