Fleckenstein: Optimist se Kukan
do finalizojë marrëveshjen PD-PS

Fleckenstein: Optimist se Kukan<br />do finalizojë marrëveshjen PD-PS
TIRANE – Një ditë pas largimit nga Tirana, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein  shprehet optimist se bisedimet mes opozitës dhe qeverisë shqiptare do të mbyllen me sukses të hënën, ditë kur në vendin tonë vjen kolegu i tij, eurodeputeti Eduard Kukan. Ndërkohë që burime brenda PD, bëjnë të ditur se të hënën në 13:00 do të mblidhet edhe grupi i parlamentar për të vendosur për thyerjen e bojkotit.
 
Në rrjetin social Facebook, Fleckenstein shkruan edhe për takimet me kryeparlametnarin Meta, kryeministrin Rama dhe liderin e opozitës Basha, si përpjekje të tij për të negociuar në “pajtimin” e dy forcave më të mëdha politike në vend, të futura në ngërç prej mëse 5 muajsh kur opozita mori vendimin politik për të bojkotuar Kuvendin.
 
 “Në bisedimet me Kryetarin e Parlamentit Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e opozitës, Basha unë u përpoqa të sqaroj termat dhe kushtet që opozita të ndërpresë bojkotin dhe të kthehet në Parlament. Unë jam shumë besimplotë që kolegu im Eduard Kukan do mbyllë me sukses bisedimet mes palëve të hënën për t’i dhënë fund krizës. Bashkëpunimi ynë për këtë çështje është me të vërtetë i mirë dhe përcakton qëllimin tonë të përbashkët për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE”, shkruan ai.
 
Dy eurodeputetët ndërmorën misionin e negociatorëve për rikthimin e opozitës në Kuvend. Bisedimet e tyre me opozitën dhe qeverinë pritet të finalizohen me nënshkrimin e marrëveshjes mes palëve, dhe pikës më të “nxehtë” që opozita përdor si argument për bojkotin e saj, dekriminalizimin e Kuvendit.

Burime nga PD sqarojnë se kërkohet që të largohen deputetët aktualë, por nga mazhoranca nuk mund të ketë ligj me efekte prapavepruese, por gjithashtu përbën edhe shkelje të të drejtave kushtetuese. Ndërsa pjesa tjetër ka të bëjë me respektimin e vendimeve të gjykatës kushtetuese, për rikthimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj, dhënia e të drejtës opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare dhe pasja e kohës e njëjtë me mazhoranca. Megjithatë ditën e hënë në Tiranë do të jetë eurodeputeti Eduard Kukan, që do të sqarojë përfundimisht qëndrimin e palëve, veçanërisht për kërkesën e dekriminalizimin, ku fillimisht do të takohet me kryetarin e Demokratëve Lulzim Basha dhe më pas me kryetarin e parlamentit Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Axhenda e Eurodeputetit Eduard Kukan në Tiranë.  
Eurodeputeti Eduard Kukan, parashikohet që të mbërrijë në orët e vona të mbrëmjes të së dielës, ndërsa të hënën në mëngjes do të nisë edhe takimet me zyrtarët e lartë të vendit.
 
Ditën e hënë takimin e parë Kukan do të zhvillojë me kreun e opozitës, Lulzim Basha në orën 08:00, duke vijuar më pas takimin me Kryeministrin Rama në orën 09:00, ndërsa me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, ai do të takohet në orën 10:00.

flenckenstein meta

flenckenstein basha
flenckenstein rama
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)