Fleckenstein përgënjeshtron PD:
Basha s'foli për bojkotin e zgjedhjeve

Fleckenstein përgënjeshtron PD:<br />Basha s'foli për bojkotin e zgjedhjeve
TIRANE - Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein ka përgënjeshtruar deklaratën zyrtare të Partisë Demokratike për takimin që kryetari Basha pati me eurodeputetin.
 
Sipas njoftimit të selisë blu, në takimin e zhvilluar të enjten, kreu demokrat Basha kishte deklaruar se me ndarjen e re territoriale nuk do të ketë zgjedhje.
 
“Edhe një herë, z.Basha e denoncoi ndarjen territoriale, si një hartë të interesave elektorale të dyshes Rama-Meta, kundër interesit kombëtar. Basha theksoi se nuk do të ketë zgjedhje me këtë hartë”, thuhej në njoftimin zyrtar të Partisë Demokratike.  Fleckenstein në Tiranë, Basha: S’ka zgjedhje me hartën e re
 
Por në konferencën për shtyp të mbajtur këtë të premte në qendrën e informimit të BE-së, Fleckenstein, tha se në takimin me liderin e opozitës nuk është folur në lidhje me zgjedhjet vendore dhe ndonjë bojkot të mundshëm të demokratëve. Pikërisht pyetjes së gazetarit të A1Report europarlamentari iu përgjigj kështu:
 
Zoti Basha është burrë i zgjuar dhe nuk më ka folur shumë rreth kësaj çështje, dhe siç thash nuk jam arbitër, nëse një parti nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje është vendimi i tyre i lirë, kam dëgjuar se legjislacioni, apo çështja e ligjit është një çështje që fut në lojë gjykatën kushtetuese kështu që mendoj se Gjykata Kushtetuese është shprehur mbështetur në bindjet e saj, unë s’mund të jem më i zgjuar se ajo që thotë Gjykata Kushtetuese. Shpresoj që të gjitha partitë politike, do të marrin pjesë në zgjedhje sepse zgjedhjet përbëjnë të dr demokratike të njerëzve janë ata që nëpërmjet zgjedhjeve përzgjedhin personat nga të cilët duan të drejtohen”.
 
Gjatë së enjtes Fleckenstein zhvilloi takim edhe me kreun e Shtetit Bujar Nishani, kryeparlamentarin Meta, dhe përfaqësues të tjerë të politikës shqiptare, ndërsa nuk pati një takim me kryeministrin Rama i cili ndodhet jashtë Shqipërisë.

Njoftimi i Partise Demokratike

njoftimi i pd per fleckenstein

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!