Fleckenstein sot në Shqipëri:
Do vijë dita kur do jemi në BE
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein viziton sot Shqipërinë. Ai do të qëndrojnë në vendin tonë deri të shtunën, një vizitë 4 ditore e cila do të jetë e ngjeshur me takime me kryeministrin Rama, pjesëtarë të tjerë të mazhorancës si dhe liderin e opozitës Lulzim Basha. "Do të vijë dita kur ne do të jemi të bashkuar në Unionin Evropian”.
TIRANË - Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein viziton sot Shqipërinë. Ai do të qëndrojnë në vendin tonë deri të shtunën, një vizitë 4 ditore e cila do të jetë e ngjeshur me takime me kryeministrin Rama, pjesëtarë të tjerë të mazhorancës si dhe liderin e opozitës Lulzim Basha. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fleckenstein përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ku shpreh përshtypjet e tij të mira mbi Shqipërinë.
Në vizitën e tij e parë në vendin tonë gjatë muajit janar, europarlamentari gjerman ka bërë miq të mirë dhe thotë se ndihet i lumtur që do t’i takojë ata. ”
Më pëlqen ky vend, - shkruan Fleckenstein –
edhe pse ka ende shumë për të bërë". Raprotuesi për Shqipërinë në BE shpresh bindjen se “do të vijë dita kur ne do të jemi të bashkuar në Unionin Evropian”.
“Do të jem sërish në Shqipëri dhe do të qëndroj deri të shtunën. Jam i lumtur që do të takoj shumë miq të mirë. Më pëlqen ky vend, edhe pse ka ende shumë për të bërë. Por ne të gjithë e dimë, dita do të vijë, kur ne të gjithë të jemi të bashkuar në Bashkimin Evropian. Do të takoj liderët e qeverisë dhe të opozitës, artistë dhe gazetarë dhe do të qëndroj në “Sheraton”. Gëzohem që po shkoj në Shqipëri”, - shkruan në Facebook raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian.
Vizita e Knut Fleckenstein në vendin tonë vjen në prag të progres-raportit të PE-së për ecurinë e 5 prioriteteve të caktuara nga Komisionit Evropian, përmbushja e të cilave do ta çonte Shqipërinë drejt hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Por vetë ministrja shqiptare e Integrimit Klajda Gjosha është shprehur se këtë proces Shqipëria do ta kalojë me sukses në progres-raportin e vitit të ardhshëm.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46%
-
Jo
52%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14691
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20