Fleckenstein takon Gjoshën:
Reformat detyrim ndaj qytetarëve

Fleckenstein takon Gjoshën:<br />Reformat detyrim ndaj qytetarëve
Në një takim me ministren Gjosha raportuesi për Shqipërinë në PPE vlerësoi progresin që ka bërë Shqipëria, si dhe theksoi se çdo reformë që vendi ndërmerr, nuk duhet parë si një detyrim ndaj BE-së, por si një detyrim ndaj qytetarëve dhe nevojë për të zhvilluar më tej vendin.
 
Ndërkohë  ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, u shpreh se qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për të vazhduar punën në funksion të avancimit me axhendën europiane te vendit.
 
Bashkëbiseduesit  diskutuan në lidhje me pritshmëritë për progres raportin që pritet të publikohet së shpejti, metodologjinë e re të tij dhe ecurinë e 5 prioriteteve që Shqipërisë i janë lënë nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave.

Edhe reforma në drejtësi ishte tema e ddiskutimit mes Gjoshës dhe raportuesit Fleckenstein për nga rëndësia që ajo ka për hapjen e negociatave. Ministrja Gjosha, theksoi se qeveria shqiptare është e vetëdijshme se pa këtë reformë vendi nuk mund të bëjë një hap përpara me procesin.

“Prandaj ne shpresojmë që kjo reformë të miratohet sa më shpejt me konsensusin e të gjithë aktorëve,  në mënyrë që implementimi i saj më pas të bëhet përmes negociatave”, tha Ministrja Gjosha.

Fleckenstein ndodhet në Shqipëri në kuadër të një vizite disa ditore.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!