Gjatë vizitës në Berlin, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flenckenstein. Në qendër të këtij takimi ka qenë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

"Biseduam për nevojën e pranimit të Shqipërisë në BE. Pranimi i Shqipërisë në BE qëllim i përbashkët", shkruan Flenckenstein.