Europarlamentari Knut Flenkeshtein, një ditë pas largimit nga Shqipëria, ka folur për vizitën e tij 3 ditore në Tiranë. Në një status në rrjetin social Facebook fillimisht europarlamentari që është edhe raporteri për Shqipërinë në PE, thekson se Shqipëria është në rrugën e duhur në plotësimin e reformave për tu integruar në BE, por thekson se pas kësaj vizite mbeten 3 çështje kryesore që Shqipëria duhet të plotësojë, për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.
Sipas Flenkeshtein sfidat kryesore të Shqipërisë për aderimin në BE, janë forcimi i shtetit të së drejtës, krijimi i një klime të re politike bashkëpunuese, si dhe forcimi i shoqërisë civile në sistemin demokratik.
“I sapokthyer nga Shqipëria ku pata një axhendë takimesh mjaft intensive dhe frutdhënëse. Falenderoj gjithë partnerët për takimet. Besoj se Shqipëria është në rrugën e duhur për plotësimin e reformave integruese. 3 janë sfidat kryesore përpara për vendin, forcimi i shtetit të së drejtës në të gjitha fushat që do japin rezultat për jetën e qytetarëve. Ndryshimi I kulturës politike me qëllim që të arrihet një klimë besimi, dialogu dhe bashkëpunimi. Sfida tjetër është forcimi i shoqërisë civile në sistemin demokratik në përgjithësi, por edhe për procesin e integrimit europian në veçanti.” shkruan Fleckenstein

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fleckenstein - Hariton: Reforma në administratë, histori suksesi