Flet Ajazi: SHISH s'ka përgjuar
askënd në mënyrë të paligjshme

TIRANE -  Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëtor hedh poshtë të gjitha aludimet se personalitete të larta politike të jenë përgjuar në mënyrë të paligjshme  nga ky institucion.
 
Në reagimin e parë publik përballë lajmeve të bujshme të ditëve të fundit në media, se kjo agjenci e sigurisë kombëtare ka përgjuar kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Meta, ambasadorë dhe deputetë, Visho Ajazi nuk përjashton mundësinë, ose lë të kuptohet se përgjimi  i tyre  mund të ketë ndodhur në mënyrë të ligjshme, duke nënvizuar se veprimtaria e SHISH është bërë në përputhje të plotë me ligjet dhe aktet normative.
 
Janë tërësisht dezinformuese e denigruese informimet se qenkan  përgjuar nga SHISH, në mënyrë të paligjshme, persona publikë të  profileve të ndryshëm apo ndonjë qytetar tjetër. Është shumë e qartë se ata persona që servirin këto lloj informacionesh në media, dhe për fat të keq edhe botohen pa marrë  asnjë masë verifikuese, kanë qëllimin e mbrapsht t'a denigrojë këtë  agjenci të rëndësishme të sigurisë kombëtare, t'a pengojë dhe  shkurajojë në punën e saj aq të dobishme dhe të vështirë. Ju sigurojmë se kemi kaluar situata shumë më të vështira se sa  situatën e stisur me këto të pavërteta, por ne thjesht i kemi  injoruar të gjitha ato përpjekje të cilat kanë patur si qëllim  përbaltjen e veprimtarisë sonë”, thuhet në deklaratën e kreut të SHISH të botuar në faqen zyrtare të institucionit.
 
Kreu i SHISH pohon se institucioni që ai drejton i duhet të bëjë edhe më shumë punë për të arritur standardet dhe profesinoalizmin e duhur. Ajazi veçon angazhimin e SHISH ne luftën kundër terrorizmit, fenomen ky i shfaqur kohët e fundit.
 
Duke qënë të ndërgjegjshëm se ka shumë për të bërë në drejtim të  rritjes së profesionalizmit në SHISH, ne po punojmë me vetmohim  dhe jemi në krye të punëve tona për t’i shërbyer vendit në këto kohë  të vështira për sigurinë kombëtare dhe asaj globale, e cila  rrezikohet nga forcat e errëta të xhihadizmit ndërkombëtar, ku  Shqipëria, dhe SHISH në veçanti, janë të angazhuara në vijën e  parë të kësaj lufte”, përfundon deklarata.

Sakaq, komisioni i Sigurisë po vijon shqyrtimin e dosjes prej 30 faqesh të nxjerrë nga grupi i punës prej 3 deptutetësh të mazhorancës pas kontrollit 2 mujor në institucionin e drejtuar nga Visho Ajazi Lika.

Deklarata e plote e Visho Ajazit
Ditët e fundit Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) edhe një herë  tjetër është vënë në shënjestër të goditjeve të mediave të ndryshme,  përmes deklarimit të të pavërtetave lidhur me aktivitetin e tij ligjor. Duke sqaruar se SHISH nuk e ka në natyrën e punës së tij të bëjë  publike veprimtarinë e vet, për hir të së vërtetës dhe mbrojtjes së  punës së tij, n'a lejoni t'i bëjmë me dije gjithë opinionit publik  shqiptar se institucioni ynë ka vepruar, vepron dhe do të veprojë gjithmonë vetëm në përputhje të plotë me ligjet dhe aktet normative  që rregullojnë këtë veprimtari. Janë tërësisht dezinformuese e denigruese informimet se qenkan  përgjuar nga SHISH, në mënyrë të paligjshme, persona publikë të  profileve të ndryshëm apo ndonjë qytetar tjetër.

Është shumë e qartë se ata persona që servirin këto lloj informacionesh në media, dhe për fat të keq edhe botohen pa marrë  asnjë masë verifikuese, kanë qëllimin e mbrapsht t'a denigrojë këtë  agjenci të rëndësishme të sigurisë kombëtare, t'a pengojë dhe  shkurajojë në punën e saj aq të dobishme dhe të vështirë. Ju sigurojmë se kemi kaluar situata shumë më të vështira se sa  situatën e stisur me këto të pavërteta, por ne thjesht i kemi  injoruar të gjitha ato përpjekje të cilat kanë patur si qëllim  përbaltjen e veprimtarisë sonë. 

Përmes këtij komunikimi, e sigurojmë publikun shqiptar se  veprimtaria e SHISH, në funksion të rritjes së sigurisë kombëtare,  në këta dy vjet, është vlerësuar mjaft pozitivisht si nga institucione  të shtetit shqiptar, ashtu edhe nga shërbime partnere strategjike. Jemi krenarë t'ju informojmë se, në rendin e këtyre vlerësimeve,  për suksesin e vizitës së Papa Franceskut, në mes të institucioneve të tjera, edhe SHISH mori falenderime të veçanta nga Shenjtëria e  Tij. 

Duke qënë të ndërgjegjshëm se ka shumë për të bërë në drejtim të  rritjes së profesionalizmit në SHISH, ne po punojmë me vetmohim  dhe jemi në krye të punëve tona për t’i shërbyer vendit në këto kohë  të vështira për sigurinë kombëtare dhe asaj globale, e cila  rrezikohet nga forcat e errëta të xhihadizmit ndërkombëtar, ku  Shqipëria, dhe SHISH në veçanti, janë të angazhuara në vijën e  parë të kësaj lufte.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj afatet e hetimit për Arben Ahmetajn

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj afatet e hetimit për Arben Ahmetajn