Kjo është deklarata e parë e Assange pas dy muajsh qendrim në Ambasadën e Ekuadorit, ku kërkoi azil.
Asange i kërkoi SHBA-së të heqë dorë nga gjuetia e shtrigave, pasi “Kush kërcënon Wikileaks kërcënon lirinë e të shprehurit. Duhet të largohemi nga ky moment i errët. SHBA duhet të tërhiqen mbi vendimet dhe duhet të kuptojnë se nuk duhet të më ndjekin dhe nuk duhet të ndjekin demokracinë”.
Teorikisht australiani, i cili foli për 6- 7 minuta nga ballkoni i ambasadës së Ekuadorit, në Knightsbridge, nuk duhej të bënte deklarata politike, pasi ky ishte kusht i Ekuadorit.
Asange falenderoi dhe familjen e ambasadores, që ka marrë kërcënime, dhe kërkoi lirimin e ushtarit amerikan i cili akuzohet se ka furnizuar Ëikileaks me dokumentet sekrete.
“Bradley Manning është një hero. Ai duhet të lirohet” shtoi Asange. Gjithashtu themeluesi i Ëikileaks i është referuar edhe dënimit të Pussy Riot si një shembull tjetër për të shtypur lirinë e të shprehurit.
(sg/shqiptarja.com)
