Flet Avokati Hasani: Heqja e shtetësisë britanike, si po zbatohet vendimi i Gjykatës Supreme

Flet Avokati Hasani:  Heqja e shtetësisë britanike, si po zbatohet vendimi i Gjykatës Supreme

Avokati Naim Hasani

Avokati Naim Hasani flet për heqjen e shtetësisë britanike dhe mënyrën sesi po zbatohet vendimi Gjykatës Supreme:

Me kete prononcim dua te sqaroj situaten e tanishme, 6 muaj pas vendimit te Gjykates Supreme ne ceshtjet shume te mirenjohura te R (Hysaj & Ors) v Secretary of State for the Home Department [2017] UKSC 82, per heqjen e Shtetesise per shqiptaret te cilet kane mashtruar me aplikimet per azil, marrjen e lejes se perhershme te qendrimit dhe shtetesise Britanike, duke pretenduar se ishin rrefugjate nga Kosova dhe ishin larguar per arsye te luftes atje.

Tashme nuk eshte e nevojshme te flitet per historikun dhe permasat e ketij fenomeni sepse eshte shume I mirenjohur dhe Home Office eshte shume ne dijeni te ketij problemi. Per vite me rralle, shqiptaret kane pritur betejen ligjore e cila ka filluar nga viti 2007 dhe eshte permbyllur ne fund te vitit 2017. Pyetja kryesore dhe logjike nga cdo person i prekur ose jo nga ky fenomen ka qene “Kur do te filloje te marre zgjidhje dhe ne cfare kushtesh dhe a do ti dale fundi ketij problem dikur?”.

Tani pas vendimit shume te rendesishem dhe historik te Gjykates Supreme, ceshtja nuk shtrohet me kur do te filloje zgjidhje a ketij problemi por ne cfare menyre do te procedohet. Home Office ka finalizuar tashme politiken heqjes se shtetesise Britanike ne perputhje te plote me vendimin e Gjykates Supreme te 12 Dhjetorit 2017, diten e ktheses historike per kete problem madhor. Duke marre shkas nga fakti qe ky fenomen mund te kete permasa shume me te medha se shqiptaret qe kane mashtruar se ishin rrefugjate nga Kosova, Home Office e ka te pamundur per mendimin tim, te nxjerre nje amnesti te pergjithshme qe do te kishte nje kosto te madhe politike.

Çdo çeshtje do te shqyrtohet ne menyre individuale, ne baze te meritave te grupimeve te caktuara dhe te shprehura qarte ne vendimin e Gjykates Supreme. Qe nga shkurti i ketij viti, Home Office ju ka derguar nje numer letrash, tashme brenda korrnizes ligjore, nje numri te relativishit te madh te personave qe jane prekur direkt dhe personalisht nga ky fenomen, duke ju bere te ditur qe ata jane ne posedim te dokumentave qe vertetojne qe keta persona e kane marre shtetesine Britanike nepermjet mashtrimit, duke pretenduar se ishin rrefugjate kosovare dhe qe bazuar ne keto dokumenta te pakontestueshem dhe te pranuara, ata po konsiderojne heqjen e shtetetsise Britanike.

Ketyre personave qe sa vjen e shtohen ne numer, ju kerkohen te konfirmojne brenda 21 diteve nese e pranojne se kane mashtruar, dhe ju behet thirrje te tregojne te verteten. Nese e pranojne se kane mashtruar, ata ftohen te japin arsyet dhe te shprehen me evidence cfare jete kane bere gjate qendrimit ne Britani dhe pse duhet te qendrojne ketu, nese shtetesia ju hiqet. Une jam ne dijeni te nje numri te konsiderueshem personash qe I kane marre keto letra. Ky eshte hapi i pare pas vendimit te Gjykates Supreme qe ndermerr Home Office per zgjidhjen perfundimtare te kesaj ceshtje. Nje numer i madh I ketyre personave u jane pergjigjur ketyre kerkesave per informacion nga Home Office. Keshilla ime eshte qe do te ishte katastrofike nese kjo leter shperfidhet nga personi qe e merr dhe nuk i pergjigjet, sepse Home Office do te ndermerrte nje hap perfundimtar, pa qene ne dijeni te shume fakteve qe kane evoluar patjeter gjate ketyre 10 viteve te fundit.

Shume shqiptare kane pritur me padurim perfundimin e procedurave ligjore per 10 vjet, edhe pse kane marre letra te ngjashme qe nja viti 2007, sic mund tju kojtohet shume shqiptareve. Gjate ketyre viteve, keta persona dhe shume shqiptare te tjere ne kete situate, kane ecur shume perpara me jeten e tyre dhe jane martuar e kane femije ose jane edukuar dhe kane marre profesione e kontribuojne perdite ne ekonomine Britanike. Shume persona ose I kane kaluar 20 vite qendirm ne Britani ose jane aty afer. Home Office eshte e detyruar te marre ne konsiderate kete periudhe te gjate qendrimi, bashke me jeten familjare dhe personale qe personat ne fjale kane bere ne Britani dhe ne baze te politikes se tyre, te vendose a eshte ne interes te publikut heqja e shtetesise Britanike ose jo.

Deri ne 14 Gusht 2014, Home Office e ka pasur te sanksionuar ne politiken e tyre faktin qe nese nje person ka qendurar ne Britani 14 vjet nuk duhej ti hiqej shtetesia Britanike. Nese shume personave qe kane ardhur ne Britani ne fundin e viteve 1990 do tju ishte shqyrtuar ceshtja atehere, nuk do tu ishte hequr shtetesia Britanike. Qe nga Marsi i viti 2013 e deri ne Dhjetor 2017, Home Office ka ndjekur nje procedure teresisht te paligjshme, te cilen Gjykata e ka anulluar. Gjate ketyre viteve Home Office ka insistuar qe keta persona kane mashtruar me identitetin e tyre dhe nuk kishin qene kurre dhe nuk do te ishin asnjehere shtetas Britanike. Kjo kishte pasoja katastrofike sepse do te thoshte debim masiv nga Britania, pa asnje te drejte gjyqi dhe pa te drejte shqyritmi te arsyeve te mashtrimit. Akte te tilla parashikojne burgim per vepren kriminale te mashtrimit per marrjen e e lejes se qendrimit dhe shtetesise Britanike ne menyre falco.

Kjo tashme nuk ka per te ndollur dhe denimi per nje veper kriminale tani ne kushtet kur Home Office eshte ne dijeni te ketij mashtrimi per te pakten 10 vjet eshte shume I veshtire dhe thuajse I pamundur. Keto jane arritje te jashtezakonshme. Duke u kthyer tek ceshtja e zgjidhjes se ketij problem, dua te theksoj se Home Office e ka te sanksionuar qarte ne politiken e saj te deprivimit te shtetesise Britanike se Ministria e Brendhshme ne pergjithesi nuk do tju heqe shtetesine Britanike te gjithe atyre peronave te cilet kane qene nen moshen 18 vjecare kur kane marre leje te perhershme qendrimi ne Britani dhe ata te cilet kane qene nen moshen 18 vjec kur kane aplikuar ose kane marre shtetesine Britanike, pamvaresisht nga mashtrimi qe kane bere prinderit e tyre ose ata vete, duke pretenduar se ishin nga Kosova, thjeshit nuk do tu hiqet shtetesia Britanike.

Ky eshte nje leshim i jashtezakonshem dhe I drejte, duke pare se te gjithe femijet e atyre prinderve qe kane mberritur ne Britani nga Shqiperia ose shqiptare te Maqedonise ne fund te viteve 1990 dhe kane qene nen moshen 18 vjec dhe kane qene te varur prej tyre kur kane marre leje te perhershme qendrimi dhe ka vite qe jane bere British dhe ata vete kane femije tani, jane dhe mbeten shtetas Britanike, me perjashtim te rasteve me rekorde te forta kriminale. Po ashtu edhe ata persona qe e kane fituar lejen e perhershme te qendirimit si rrezultat I amnestise se vitit 2013 per familjet, ata kane pritshmerine ligjore qe te mos ju hiqet shtetesia sepse kjo ka qene e sanksionuar qarte ne politiken Home Office per heqjen e shtetesise te publikuar me 9 Shkurt 2009 dhe qe eshte ndryshuar me 14 Gusht 2014.

Nje vendim tjeteri Gjykates Supreme ehte qe Home Office eshte i detyruar te zbatoje marveshjen qe te gjithe femijet e lindur ne Britani nga personat qe kane marre shtetesine Britanike ose Indefinite leave to remain me mashtrim si Kosovare dhe ne momentin e lindjes se femijeve, ata ose kane qene ose vazhdojne te jene ne posedim te njeres nga te dyja format e ketij statusi ne Britani, ata jane autimatikisht shtetas Britanike. Per keta femije Home Office eshte I detyruar me ligj tju njohe shtetesine dhe ti pajise me pasaporta Britanike. Te gjithe ata prinder ne kete situate duhet patjeter te aplikojne per pasaporta Britanike nepermjet formes qe merret ne poste office dhe kundrejt pageses te dergojn e aplikimin tek HM Passport Office. Ky ligj perfshin edhe ata persona te cilet nuk kane shtetesi Britanike por qe kane marre indefinite leave to remain duke pretenduar se ishin nga Kosova dhe qe femijet e tyre kane lindur para dites qe Home Office ka marre vendim tju revokoje statusin e lejes se perhershme te qendrimit (ILR).

Per te gjithe femijet e lindur jashte territorit te Britanise, kryesisht ne Shqiperi ku njeri nga prinderit vazhdon te mbaje shtetesine Britanike, pamvareshit mashtrimit ose e ka pasur shtetesine Britanike ne momentin e lindjes se femijes, ata femije jane te gjithe shtetas Britanike dhe duhet qe prinderit te aplikojne per pasaporte Britanike per ta, pamvareshit faktite se ata mund te kene mashtruat ne Britani me emrin, datelindjen dhe vendlindjen e vertete. Nese provojne qe femijet jane te tyre biologjikisht, ata duhe te aplikojne patjeter dhe Home Office eshte i detyruar ti pajise me pasaporta keta femije. Keta quhen ne gjuhen ligjore si “Hysaj cohort children”. Per femijet qe kane lindur jashte Britanise dhe njeri nga prinderit ka qene ne posedim te lejes se perhershme te qendrimt ne Britani, situata eshte ploteshit ndryshe sepse ligji shprehimisht ju mohon dhenjen e shtetesise Britanike femijeve te gjthe ketyre personave ngaqe nuk kane lindur ne Britani.

Nese Home Office ju mohon te drejten e shtetesise Britanike secilit nga kategorite e femijeve te permendur mesiper, prinderit e tyre kane te drejten ligjore per te filluar proceduren ligjor nepermjet avokateve per Judicial Review (rishikim gjyqesor) ne Gjykaten Administrative ne Londer sepse vendimet e Home Office nese jane kunder politikes se mesiperme jane te jashteligjshime. Pasi neve kemi derguar nje numer pergjigjesh te detajuara per disa shqiptaresh te cilet kane marre letra nga Home Office per tju hequr shtetesine dhe ju eshte kerkuar te pergjigjen brenda 21 diteve, ne ditet e fundit kemi marre pergjige mjaft positive dhe te paimagjinueshme perpara, ku thuhet shprehimisht se “pamvaresht mashtrimit duke pretenduar se keni qene shtetas Kosovare dhe duke pranuar se jeni shtetas te Shqiperise//Maqedonise, duke marre parasysh situaten tuaj personale, moshen jomadhore kur keni perfituar shtetesine ose leje te perhershme te qendrimit ose duke marre parsysh kuntributin tuaj personal ne shoqeri, Ministria e Brendshme ka vendosur qe te mos ju deprivoje nga e drejta per shtetesi Britanike.

Si rresultat do te vazhdoni te mbani shtetesine Britanike dhe te dhenat e tuaja do te amendohen duke (endorse) certifikaten e naturalizimit ose regjistrimit si shtetas Britanike me te identitetin e vertete dhe nje apolikim te tille dutet ta beni duke protesuar formen RR dhe duke paguar nje pagese Home Office” per momentin prej £250. Pasi te plotesohet forma bashke me pagesen dergohet ne Department 201 UK Visas and Immigration Silver Zone, 4th Floor The Capital New Hall Place Liverpool L3 9PP. Home Office do te sanksionoje ne certifikaten e shtetesise emrin, datelindjen dhe vendlindjen e vertete dhe certificata e amenduar e shtetesise i dergohet mbrapsht personit ne fjale dhe sapo te marre kete ne dore, ai person aplikon per pasaporten e re Britanike me te dhenat origjinale dhe paiset me pasaporte Britanike me te dhenat e tija personale dhe origjinale dhe problem i heqjes se shtetesise merr fund pergjithmone.

Per te gjitha kategorite e tjera Home Office do te zbatoje ligjin dhe po ashtu duke u bazuar ne politiken e heqjes se shtetesise dhe vendimin e Gjykates Supreme ne Ceshtjen Hysaj te dates 21 Dhjetor 2017. Cdo vendim do te jete i bazuar ne menyre individuale dhe teresisht ne faktet dhe meritat e secilit person, duke marre parasysh sidomos jeten familjare. Nese ne fund te shqyritmit te ceshtjeve, Home Office e gjykan se nje personi te caktuar duhet ti hiqet shtetesia Britanike, personit ne fjale do ti dergohet ne adresen e tij nje vendim I detajuar se pse I eshte hequr shtetsia Britanike.Çdo vendim I tille ka me vete te drejten e apelimit ne Immigraiton and Asylum Cahmber of the First Tier Tribunal brenda 14 diteve nga dita e vendimit. Nga ana profesionale do te keshilloja qe personat ne fjale te apelojne ne gjykate nepermjet avokateve dhe gjyqi do te zhvillohet brenda 6 – 12 muajsh.

Nese ne raste idividuale, Gjykata vendose qe per arsye te ndryshme , vendimi I Home Office per te hequs shtetesine ka qene i gabuar, atehere Home Office eshte I detyruar te marre vendim perfundimtare qe tju lere te pa prekur shtetesine Britanike dhe te amendoje certifikatat e shtetesise duke ndjekur procedure e mesiperme nepermjet formes RR. Nese Gjykata e quan te ligjshem vendimin e Home Office per heqjen e shtetesise ose personi ne fjale nuk apelon fare ne gjyq, Home Office eshte pastaj I detyruar te leshoje urdherin e deprivimit nga shtetesia Britanike dhe personi nuk eeshte me ligjerisht shtetas Britanik (issue of deprivation order). Duke pare kohen shume te gjate qe persona te tille kane qendurar ne Britani dhe duke pare jeten familjare dhe private qe ata kane ndertuar ketu me bashkeshortet dhe femijet Britanike dhe sidomos bazuar ne garancite qe Home Office I ka dhene Upper Tribunal (gjykates) ne ceshtjen Deliallisi (British citizen: deprivation appeal: Scope) [2013] UKUT 00439(IAC) Home Office duhet qe te konsideroje dhenjen e menjehershme te lejes se qendrimit per 30 muaj si shtetas te Shqiperise ne te njejten kohe me urdherin e deprivimit, per te evituar lenjen e ketyre personave ne erresire dhe pa qartesim se cfare statusi ata do te kane ne Britani pas shume vitesh qendrimi.

Per ata qe do te marrin leje qendrimi 30 mujorshe ata do te kene mundesine ta rinovojne kete leje qendrim 4 here dhe pas 10 vitesh do te kene mundesine te aplikojne per indefinite leave to remain (leje te perhershme qendrimi) dhe pas 11 vitesh nese nuk do kene rekorde kriminale dhe plotesojne kriteret do te mund te aplikojne per shtetesi Britenike per te dyten here. Me lejoni te sqaroj se ne rastet kur Home Office e pranon se personave qe kane mashtruar se ishin nga Kosova nuk duhet tju hiqet shtetesia dhe certifikatat e shtetesise duhet te amendohen me indentitetin e vertete, procesi qe nga marrja e letres kur ata njoftohen per nisjen e procedurave per heqjen e shtetesise Britanike se ajo eshte fituar nepermjet mashtrimit dhe deri ne fazen kur certifikata e shtetesise ndryshohet me emrin e vertete dhe merret pasaporta e re, ky process parashikohet te zgjase rreth 6 muaj.

Ne te gjitha rastet kur Home Office do te marre vendime per heqjen e shtetesise dhe personat ne fjale do te aplikojne ne qjyq dhe procedurat ligjore do te perfundojne deri me heqjen formale te shtetesise me urdher te Ministrit te Brendhsiem dhe deri ne dhenjne e lejes se qendrimit ne idenittietin e vertete per 30 muaj, procedura parashikohet te zgjase rreth 12 deri ne 18 muaj. Ne rastet kur merret vendimi per heqjen e shtetesise dhe ai nuk apelohet, atehere Home Office duhet te marre nje vendim nese keta persona do te marrin leje qendirim per 30 muaj ose do te kthehen ne vendin e tyre te lindjes brenda disa muajve.

Duhet theksuar dhe nje aspect tjeter i suksesit te vendimit te Gjykates Supreme per heqjen e Shtetesise Britanike qe sanksionon se persona e trete te pafajshem nuk duhet te penalizohen si rrezultat I mashtrimit te bashkeshortit/bashkeshortes, ne rastet kur bashkeshirtet/bashkeshortet e tyre kane aplikuar dhe kane marre leje qendrimi si shteteas shqiperise dhe kane deklaruar idenitetin e vertete te sponsoreve. Nese keta kane marre leje te perhershme qendrimi dhe shtetesi Britanike, pamvaresisht se care ndolle me bashkeshortet ata nuk preken dhe vazhdojen te qendrojne shtetas Britanike. Çfare ndoll nese nje person ose nje pjestar i familjes merr nje leter se Home Office ka informacione se personi ne fjale ka mashtuar me emrin, ose datelindje ose te dyja bashke dhe vendlindjen dhe kerkohet qe brenda 21 diteve te kthejne pergjigje?

Nese njerit nga pjestere te se njejtes familje I vjen nje leter e tille, mundesia eshte qe te gjithe familjareve qe dikur kane qene ne nje dosje tju vije nje leter e ngjashme. Ne te njejten kohe HM Passport Office ka shume gjasa tju sjelle nje leter tjeter ku i informon se bazuar ne informacionet e siguruara nga qeveria Shqiptare, te dhenat ne pasaporte nuk jane te verteta, atehere ajo pasaport anullohet dhe nuk mund te udhetohet me te derisa te gjithe procedurat e mesiperme te jene kryer dhe pasaporta te amendohet me te dhenat origjinale.

Pamvaresisht rrezultatit final dhe perjashtimeve te mesiperme, tani qe vendimi I Gjykates Supreme po implementohet, te gjithe personat te cilet Home Office ka dijeni ne menyra te ndryshme, se kane mashtruar duke u deklaruar si rrefugjate Kosovare nepermjet mashtrimit, nese kane qene nen moshe apo jo, ata do te marrin nje leter ku ju konunikohet vendimi per fillimin e procedurave per heqje ose jo te shtetesise dhe te kthejne pergjigje Home Office brenda 21 diteve. Pas ketij procesi fillestar do te vazhdojen procedurat e mesiperme per mbajtjen e shtetesise me idenittet te vertete ose per heqjen e shtetesise dhe ne fund per dhenjen e nje leje qendrimi per 30 muaj sipase rasteve dhe meritave.

Home Office nuk merret me gjueti shtrigash por eshte I detyruar te veproje ne rastet kur ka informacion ose dekumenta qe vertetojne se personi ne fjale e ka marre lejen e qendrimit nepermje mashtrimit sic eshte rasti i shqiptareve qe kane mashtruar se ishin rrefugjate nga Kosova. Cdo vendim per nje person i cili mund te kete mashtruar me shtetesine dhe deshiron te deklarje te dhenat e verteta eshte nje vendim idividual dhe pasojat jane individuale por qe mund te kene efekt edher ne personal tjere pjestare te nje familje, duke marre parasysh situatat e pershkruara me lart.

Une nuk mund te keshilloj asnje person ne kete situate te marrin nje vendim te tille pasi jane ata vete qe duhet ta ndernmarrin nje hape te tille nese deshirojne, duke marre parasysh te gjitha pasojat per mire ose per keq. Duhet te kujtojme se ky eshte nje problem shume vjecare dhe do te marre disa vite per tu zgjidhur dhe ndoshta per shume vite nuk do te perfundoje plotesisht Nese diaas persona te se njejtes familje, bashkeshort, bashkeshorte dhe femije marrin nje leter per fillimin e procedurave per heqjen ose jo te shtetesise, atehere bashkeshorti duhete te perfaqesohet nga nje avokat iI vecante, bashkeshortja nga nje tjeter dhe femijet te gjithe bashke nga nje avokat tjeter. I njejti avokat nuk mund te merret me te gjithe sepse eshte konflik interesi dhe professional.

Duke pare se procesi i nisur eshte majft delikat dhe fillim i nje zgjidhje perfundimate dhe afatgjate, cdo person qe eshte prekur ose do te preket nga ky fenomen,duhet te zgjedhe avokate me njohuri te thelle te ligjit per heqjen e shtetesise Britanike,sepse ceshtja e heqjes se shtetesise per shqiptaret qe kane mashtruar eshte aq delicate dhe unike saqe kerkon avokate me pervoje dhe qe kane ndjekur ceshtjet Deliallisi dhe Hysaj ne 10 vitet e fundit. Une kam pasur nderin dhe detyrimin ligjor dhe atdhetar te perfaqesoj shqiptaret ne keto 10 vitet e fundit nepermjet ceshtjeve Deliallisi dhe Hysaj dhe jam shume krenar per suksesin e arritur deri tani. Une ju uroj shume fat dhe suksese bashkekombasve te mi ne kete beteje perfundimate dhe decisive per fatet e tyre dhe familjareve qe varen nga ata.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb