Flet e mbijetuara e aksidentit të Fierit: Pashë vdekjen me sy, na përplasi “Benz”-i

Flet e mbijetuara e aksidentit të Fierit: Pashë vdekjen me sy, na përplasi “Benz”-i

Makina 'Audi' që u aksidentua dje

Fier-  Valentina Troka, e mbijetuara e aksidentit të frikshëm të ndodhur një ditë më parë në aksin Fier-Levan, ku humbi jetën një grua shtatzënë flet për Shqiptarja.com dhe Report Tv.

Nga shtrati i spitalit në Fier ajo thotë se mban mend gjithçka ndodhi, duke shtuar se ishte një mjet tip ‘Benz’ ai që i erdhi përballë mjetit ‘Audi’ ku ndodhej Valentina, por edhe Majlinda Troka, viktima e aksidentit, njëherësh nusja e djalit të Astrit Trokës, shoferit të mjetit.

“Ne po shkonim për në Levan me mjetin tip ‘Audi’. Para nuk kishim asnjë mjet. Ndërkohë pamë dy mjete tip Benz që po mundoheshin të parakalonin. Në këtë moment njëri prej tyre që s’mundi të parakalonte është drejtuar nga ne dhe është përplasur. Ne përfunduam  anëz kanalit të rrugës së bashku me Benz-in. Thonë që ne kemi përplasur Benz-in, por kjo nuk është e vërtetë. Pashë vdekjen me sy”,- rrëfen ajo për Shqiptarja.com dhe Report Tv.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja