Flet personi që dyshohet se kërcënoi Albin Kurtin: Postimi nuk kishte lidhje me të

Flet personi që dyshohet se kërcënoi Albin Kurtin: Postimi nuk kishte lidhje me të

Albin Kurti

'100 mijë euro kush vret Albin Kurtin', ishte ky postimi në një faqe në internet që alarmoi personelin e sigurisë së kryeministrit të Kosovës, duke shtuar vigjilencën. Por personi që akuzohet se ka publikoi mesazhin kërcënues, ka deklaruar se postimi nuk kishte aspak lidhje me kryeministrin e Kosovës. Për "T7", Kujtim Kurti ka thënë se postimi i tij ishte thjesht abstrakt dhe se nuk i drejtohej askujt.

 “Albin Kurti ka në gjithë botën dhe janë mijëra njerëz me emrin Albin Kurti apo Kujtim Kurti. Është emër abstrakt, por Policia e Kosovës, njësia antiterrorizëm mendon se unë i jam drejtuar kryeministrit Albin Kurti. Ky është një gabim i tyre. Kjo është një diktaturë ndaj fjalës së lirë, ndaj mendimit të lirë, me ia ndalu njerëzve që me e shpreh mendimin e tyre ndaj personave të caktuar në shoqërinë tonë. Unë shpreh indinjatën time ndaj sistemit diktatorial që është instaluar në Kosovë përbrenda njerëzve, ndaj mendimit të tyre të lirë dhe shprehjes së tyre kundër ngjarjeve negative që ndodhin në Kosovë. Ky postim është ndaj askujt. Thjeshtë abstrakt. Unë nuk kam cek në postim p.sh kur kryeministri Albin Kurti, apo nuk kam publikuar ndonjë fotografi të kryeministrit Albin Kurti, ose nuk e kam përmendur askund kryetarin e LVV-së. Thjeshtë postimi nuk ka të bëjë aspak me kryeministrin Albin Kurti. Thjeshtë është postim koti. S’ju kam drejtuar askujt”, ka thënë ai.

Teksa u shpreh se jetonte në Gjermani, ai tha se qeveria Kurti po tenton të frikësojë njerëzit me metodat që po përdor.

“Unë jetoj në Gjermani. Jam person publik dhe nuk më kanë shkruar mua por e kanë shqetësuar familjen time pa asnjë arsye. Kjo Qeveria Kurti po tenton që t’i frikësojë njerëzit me këto metoda. Këto metoda janë si të Sllobodan Millosheviqirt që i ka përdorur në vitet e 90’ta që me i frikësuar njerëzit që mos me e dhënë mendimin e lirë”, përfundoi ai.

Kurti mori kërcënimin në rrjetet sociale më 27 tetor dhe për pasojë u rrit edhe niveli i tij i sigurisë. Megjithatë Kurti tha se nuk ndihej i kërcënuar dhe se institucionet e hetuesisë po bënin punën e tyre për të zbuluar nëse kërcënimi ishte apo jo i vërtetë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur