VLORË - Për kryeplakun e fshatit, Nasho Voica, dhunuesi është vetëm një. Sipas tij policia duhet të japë rezultate pasi ata tashmë e kanë ADN-në e përdhunuesit.
Z. Voica, çfarë mund të thoni për ngjarjet e rënda në fshatin tuaj?
Nuk mund ta fshehim dhimbjen që ndjejmë dhe nuk na zë gjumi për atë cka duhet të bëjmë për të goditur për vdekje këtë fenomen të shëmtuar.
Të gjithë përplaseshin tek unë, pse na dërgon policinë..Për këto ngjarje të shëmtuara duhet të angazhohemi të gjithë, ndaj edhe mblodhëm komunitetin dhe të debatojmë.
Në fakt ne kemi qënë në pritje të hetimeve nga policia , pasi në rastin e fundit të përdhunimit, u gjetën provat, kanë ADN e personit.
Ju jeni kryeplaku i fshatit, keni një informacion më të gjërë rreth këtij fenomeni. Mendoni se kemi të bëjmë me një manjak, janë disa, janë vendas, apo të huaj?
Nga përfundimet e arritur rezulton se është vetëm një person, një manjak. Duhet të dimë se janë shumë të ardhur që u punojnë baçet grave të moshuara, që jetojnë vetëm dhe ka të ngjarë të jetë njëri prej tyre. Por ndjehemi të sigurtë se kemi të bëjmë me një person të vetëm që bën këtë serial përdhunimesh tek gjyshet e Nartës.
Cilat janë provat që arrini në këtë përfundim?
Nga bisedat që kemi bërë me gratë që e kanë provuar këtë tmerr, arrihet në përfundim se personi ndjek të njëjtën procedurë në veprimet e tij dhe nuk merr para. Nga përshkrimet që bëjnë të dëmtuarat, rezulton se përdhunuesi është i moshës 50-55 vjeç.
Të dëgjosh rrëfimin e tyre të shpon dhimbja deri në kockë. Jo rasti i fundit, por të mëparshmet janë lidhur duart me tel, i kanë dhunuar në fytyrë e trup. Është akt ç’njerëzor, që të gjithë nartiotët kanë një kërkesë të vetme: Të gjëndet dhe të digjet i gjallë në mes të fshatit.
Është dënuar një i ri nga Narta disa vite më parë për përdhunimin e një 75 vjecareje. Mos ndoshta është ai?
Njihet personi, ka dalë edhe nga burgu dhe policia e shoqëroi, pasi nuk vërtetohet prova shkencore që disponon policia kriminale dhe di, që e kanë lënë të lirë.
Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 16.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com